LAJMI I FUNDIT:

Transferimi i Raphinhas varet nga e ardhmja e Dembeles

Transferimi i Raphinhas varet nga e ardhmja e Dembeles

Transferimi i Raphinha nga Leeds United te Barcelona varet i gjithi nga ardhja e sulmuesi francez, Ousmane Dembele.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, ndjekja e Barcelonës për Raphinhan varet nga e ardhmja e Dembeles.


Vetëm njëri nga të dy do të jetë në Camp Nou sezonin e ardhshëm. Kontrata e Dembeles me Barcelonën skadon këtë verë dhe është ende e pasigurt nëse ai do të rinovojë apo jo kontratën.

Laporta e konfirmon disi largimin e Dembeles
Lexo po ashtu Laporta e konfirmon disi largimin e Dembeles

Raphinha dëshiron të largohet nga Leeds United dhe të vijë në La Liga, por Barça nuk do të bëjë një sulm të vërtetë për të nëse nuk bëhet e qartë se Dembele nuk do të rinovojë.

Barcelona kishte shpresuar se do të ishte në gjendje të përfitonte nga një klauzolë lirimi prej 25 milionë euro që do të hynte në fuqi në kontratën e Raphinhas në Elland Road nëse Leeds do të binte nga kategoria.

Barcelona e do Lewandowskin dhe Raphinhan për të formuar treshen e re sulmuese
Lexo po ashtu Barcelona e do Lewandowskin dhe Raphinhan për të formuar treshen e re sulmuese

Por, duke qenë se ata kanë siguruar mbijetesën, ata do të duhet të negociojnë me klubin e Ligës Premier dhe të ofrojnë një shumë dukshëm më të lartë.

Braziliani, 25 vjeç, është në të njëjtën moshë me Dembelen dhe luan në krahun e djathtë të sulmit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Boks
Kalo në kategori