LAJMI I FUNDIT:

Besa Kabashi-Ramaj emërohet nga PDK koordinatore e Departamentit për Mbrojtje dhe Siguri Kombëtare në KQM

Besa Kabashi-Ramaj emërohet nga PDK koordinatore e Departamentit për Mbrojtje dhe Siguri Kombëtare në KQM

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka prezantuar sot koordinatoren e Departamentit për Mbrojtje dhe Siguri Kombëtare në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë, Besa Kabashi-Ramaj, e cila njëherësh është anëtare e Kryesisë së PDK-së.

Nëpërmjet një video-prezantimi, kreu i PDK-së u shpreh i lumtur se një eksperte për siguri kombëtare dhe mbrojtje, siç është Besa Kabashi-Ramaj, do ta udhëheqë njërin prej departamenteve më të rëndësishme të Kabinetit për Qeverisje të Mirë në PDK.


“Besa ka mbi 10 vjet përvojë në fushën e sigurisë dhe çështjeve ndërkombëtare, sigurisë kombëtare, politikave publike, sektorit të sigurisë dhe reformave në fushën e mbrojtjes. Përveç në Kosovë, Besa ka studiuar dhe ka punuar në SHBA dhe Evropë, me ekipe ndërkombëtare dhe ndërkulturore, në fushat e sigurisë kombëtare, reformës në sektorin e sigurisë, si dhe mbrojtjes dhe sigurisë njerëzore. Me përvojën e saj, bashkë me një ekip shembullor brenda Departamentit për Mbrojtje dhe Siguri Kombëtare, Besa do të udhëheqë punën në ofrimin e alternativës sonë për fushat e mbrojtjes dhe sigurisë, që do të jenë ndër fushat prioritare të KQM-së”, theksoi Krasniqi.

Koordinatorja e Departamentit për Mbrojtje dhe Siguri Kombëtare, Besa Kabashi-Ramaj u shpreh mirënjohëse për besimin e dhënë në këtë detyrë, duke thënë se siguria kombëtare duhet të jetë baza e shtetit të Kosovës, të ndërtuar me mund e sakrificë.

“Vetëm së bashku mund të krijojmë një të ardhme të sigurt, një të ardhme që fëmijët tanë ta konsiderojnë ta kenë këtu, në Kosovë, e jo diku larg saj. Prandaj, në ndërtimin e Platformës së Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes, ftojmë dhe presim bashkëpunim të ngushtë, që nga partitë tjera e deri tek shoqëria civile, ekspertët e fushës, partnerët ndërkombëtarë, e mbarë qytetarët e Kosovës, shqetësimet e sigurisë të të cilëve do t’i dëgjojmë me vëmendje”, tha ajo.

Besa Kabashi-Ramaj është koordinatorja e dytë e prezantuar nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, disa ditë pas prezantimit të vizionit të KQM-së, që do t’i ketë 15 departamente.

Kabashi-Ramaj është eksperte për siguri kombëtare dhe mbrojtje. Ajo mbanë titullin magjistre e Marrëdhënieve Publike dhe Ndërkombëtare, me theks në Studimet e Sigurisë dhe Inteligjencës, nga Pittsburgh University dhe Bachelor në Shkenca Politike nga Ouachita Baptist University. Po ashtu, ajo ka diplomuar në Programin Ekzekutiv të Harvard Kennedy School of Government dhe ka studiuar në Qendrës Evropiane për Studime të Sigurisë/Qendrën Marshall.

Besa ka punuar në SHBA dhe Evropë, me ekipe ndërkombëtare, në fushat e sigurisë kombëtare, reformës në sektorin e sigurisë, mbrojtjes dhe sigurisë njerëzore. Ajo është themeluese dhe udhëheqëse e agjencisë për konsulencë në fushën e sigurisë B.K.R. & Associates.

Ndër vite, Kabashi-Ramaj ka mbajtur pozita kyçe shtetërore në ofrimin e ekspertizës së saj në fushën e sigurisë kombëtare për Qeverinë e Kosovës.

Ajo ka përvojë kërkimore lidhur me çështjet e sigurisë, mbrojtjes dhe sigurisë njerëzore në Kosovë dhe jashtë saj, duke botuar edhe punime në këto tema.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori