LAJMI I FUNDIT:

Autori i sulmit në Teksas i kishte dërguar shokut fotografi të armëve dhe municionit, ishte futur klasë me klasë dhe kishte shtënë mbi nxënësit  

Autori i sulmit në Teksas i kishte dërguar shokut fotografi të armëve dhe municionit, ishte futur klasë me klasë dhe kishte shtënë mbi nxënësit  

Të paktën 19 nxënës nga mosha 7 deri në 10-vjeç dhe dy të rritur janë vrarë, kur një 18-vjeçar shtiu me armë në një shkollë fillore në Teksas, kanë njoftuar autoritetet lokale të këtij shteti amerikan.

Në këtë sulm është vrarë edhe sulmuesi, që gjithashtu ishte nxënës i shkollës ku kreu sulmin, që pa ndihmën e dikujt tjetër filloi të qëllojë me armë nga njëra klasë në tjetër, transmeton Telegrafi.

Guvernatori Greg Abott ka precizuar se në mesin e të vrarëve është edhe një arsimtar, raporton Associated Press.


Pas vrasjeve masive në Teksas, Joe Biden me një fjalim emocionues i drejtohet popullit amerikan
Lexo po ashtu Pas vrasjeve masive në Teksas, Joe Biden me një fjalim emocionues i drejtohet popullit amerikan

Një mik i klasës së vrasësit Salvador Raomos që dje vrau 19 fëmijë dhe dy të rritur në Uvalde, rreth 150 kilometra nga San Antonio, ka thënë se Ramosi i kishte dërguar fotografi të armëve dhe municionit pak çaste para se të fillonte sulmin.

Miku i tij që nuk deshi ta zbulojë identitetin, theksoi se në njëfarë forme ka qenë i “afërt” me Ramosin, dhe se kohë pas kohe mbante kontakte me të – në veçanti kur luanin Xbox.

“Më dërgonte kohë pas kohe mesazhe – e disa orë para sulmit më dërgoi fotografi të armëve që i përdorte. Kishte një çantë plotë municion. E pyeta: Vëlla, çfarë të duhen këto?, por më tha: Mos u brengos për këtë. Vazhdonte të më dërgonte mesazhe të llojit: Tani po dukem krejt ndryshe, nuk do të më njihje”, tha miku i Ramosit, raporton CNN.

Krejt çfarë dihet për të shtënat në shkollën fillore në Teksas, SHBA – nga ku mbetën të vrarë 19 nxënës
Lexo po ashtu Krejt çfarë dihet për të shtënat në shkollën fillore në Teksas, SHBA – nga ku mbetën të vrarë 19 nxënës

Ai shtoi se Ramosin e kishin përqeshur fëmijët e tjerë për shkak të rrobave që i vishte dhe gjendjes së rëndë financiare që e kishte familja e tij – e kohëve të fundit kishte filluar të mungojë shumë në mësim.

“Filloi të mos vinte në shkollë, dhe në një moment pothuajse u zhduk. Mezi që është dukur dy ditët e fundit”, shtoi miku i sulmuesit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Scholz telefonoi Putinin, reagon ashpër Zelensky: Është hapur kutia e Pandorës

Scholz telefonoi Putinin, reagon ashpër Zelensky: Është hapur kutia e Pandorës

Evropa
Dalin detajet e para të bisedës telefonike mes Scholzit dhe Putinit - çfarë i kërkoi kancelari gjerman, presidentit rus

Dalin detajet e para të bisedës telefonike mes Scholzit dhe Putinit - çfarë i kërkoi kancelari gjerman, presidentit rus

Evropa
Trump emëron Doug Burgum si Sekretar të Brendshëm

Trump emëron Doug Burgum si Sekretar të Brendshëm

Amerika
Zhvillime dramatike në Bejrut - regjistrohet momenti kur raketa izraelite goditi një ndërtesë

Zhvillime dramatike në Bejrut - regjistrohet momenti kur raketa izraelite goditi një ndërtesë

Azia
Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty

Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty

Botë
Zelensky: Lufta do të përfundojë më shpejt nën administratën Trump

Zelensky: Lufta do të përfundojë më shpejt nën administratën Trump

Evropa
Kalo në kategori