LAJMI I FUNDIT:

Prishtina stërmbushet me mbeturina

Prishtina stërmbushet me mbeturina

Prishtina është e stërmbushur nga kontejnerë me mbeturina, kjo pasi kompania “Pastrimi” nuk po i mbledh ato, nën arsyetimin se nuk ka ku t’i zbrazë kamionët.

Sipas kompanisë “Pastrimi”, përmes një postimi në rrjetin social në Facebook kompania për Menaxhimin e Deponive të Kosovës u ka mbyllur qasjen në deponinë në Obiliq.

Derisa, sipas Kompanisë për menaxhimin e deponive nuk është mbyllur por është masë paralajmëruese e kufizimit për dy-tre ditë pasi “Pastrimi” nuk është duke i paguar faturat ndaj tyre.


“Të nderuar qytetarë, si pasojë e mbylljes së Deponisë nga KMDK-ja, shprehim shqetësimin tonë lidhur me këtë Kompani e cila deri më tani nuk na ka ofruar as kushtet minimale të punës gjatë kryerjes së aktiviteteve tona.

Të shumta janë defektet të cilat na janë shkaktuar si pasojë e mos mirëmbajtjes së Deponisë, ku për pasojë kemi pasur shumë dëmtime të mekanizmit punues gjatë procesit të punës.

Por ajo që nuk do koment janë pamjet e mëposhtme ku si pasojë kamionët kanë mbetur në baltë, dhe shtyhen me  mekanizma të rëndë (Bolduzher), e që gjatë këtij veprimi shkaktohen dëmtime të mëdha në kamionët tanë. Ne kërkojmë të na ofrohen kushte pune, pa u dëmtuar makineria”, thuhet në një postim të tyre në Facebook.

Zogaj kërkon falje për grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë: Jemi duke e zhbllokuar situatën
Lexo po ashtu Zogaj kërkon falje për grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë: Jemi duke e zhbllokuar situatën

E qytetari Kushtrim Bytyqi në një prononcim për Telegrafin tregoi se si kompania “Pastrimi”, muajin e fundit i ka grumbulluar me vonesë mbeturinat në lagjen e tij në “Arbëri”.

Ai tha se e gjithë lagjja kundërmonte erë nga mbeturinat që u lanë deri në tri ditë pa u grumbulluar.

Sipas tij, Kompania Pastrimi nuk shkonte me automjetet me të cilat gjithmonë ka grumbulluar mbeturinat, por me një kamion të vogël.

“Kemi problem gati që një muaj, që kjo kompani vonohet në grumbullimin e mbeturinave. Tash edhe në qytet po shoh shumë mbeturina, e cila është për tu shqetësu. Ata tri herët e fundit kanë ardh me i marr mbeturinat me një kamion të vogël”, tha Bytyqi. /Telegrafi/

Mbeturinat në Prishtinë
Mbeturinat në Prishtinë
Mbeturinat në Prishtinë
Mbeturinat në Prishtinë
Mbeturinat në Prishtinë
Mbeturinat në Prishtinë
Mbeturinat në Prishtinë


Në trend Lajme

Më shumë
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
ROSCAP: Doracakët për edukimin seksual janë inicuar dhe zhvilluar gjatë kohës kur në pushtet ishin PDK, LDK dhe LVV

ROSCAP: Doracakët për edukimin seksual janë inicuar dhe zhvilluar gjatë kohës kur në pushtet ishin PDK, LDK dhe LVV

Lajme
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikistanit që përballet me dëbim

Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikistanit që përballet me dëbim

Lajme
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë, shokët veshin bluzët me fotografitë e tyre

I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë, shokët veshin bluzët me fotografitë e tyre

Lajme
Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit

Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori