LAJMI I FUNDIT:

Liria dhe Vushtrria përballen në Klinë në ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë – fituesi luan me vendin e tetë të BKT Superligës

Liria dhe Vushtrria përballen në Klinë në ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë – fituesi luan me vendin e tetë të BKT Superligës

Liria dhe Vushtrria janë dy klubet ndër më të vjetrat në futbollin kosovar, por vetëm njëra do ta marrë sot një biletë e cila do t’i mbajë në lojë për tu rikthyer në Superligë.

Dy skuadrat e mëdha kosovare përballen mes vete në ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë, në një ndeshje që do të zhvillohet në Klinë.


Liria e cila përfundoi sezonin në pozitën e dytë të Grupit A, do të përballet me Vushtrrinë, e cila gjithashtu u pozicionua në vendin e dytë të Grupit B. Ndeshja tejet interesante do të zhvillohet në stadiumin “18 qershori” të Klinës, me fillim nga ora 15:00.

Tifozëritë e të dy skuadrave kanë shprehur interesim të jashtëzakonshëm për këtë ndeshje, andaj pritet spektakël si në fushë ashtu edhe në tribuna.

Skuadra e cila fiton këtë ndeshje, do të përballet me skuadrën e cila përfundon në vendin e tetë në BKT Superligë në barazhin kryesor ku fituesi do ta sigurojë një vend edicionin e ardhshëm në elitën e futbollit kosovar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Premier League
Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori