Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, thotë se nuk mund të japin premtime për rezultatin final të dialogut, pasi Serbia nuk ka gatishmëri për marrëveshje dhe vazhdimisht është destruktive.
Ai thekson për KosovaPress se Kosova nuk do të bëjë asnjë kompromis për linjat vitale të shtetit.
Ndërkohë, flet edhe për vizitën e kryeministrit Albin Kurti në ShBA, anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës dhe momentumin për liberalizim të vizave.
“Na vjen keq për këtë mosgatishmëri për të dialoguar dhe për të arritur marrëveshje konkrete nga ana e Serbisë. Serbia dukshëm ka një qasje destruktive, ndoshta kjo është si pasojë e politikës së gabuar të bartësve të pushteteve të kaluara në Kosovë.
Tash kemi një qëndrim krejt tjetër, qeveria e re nuk e ka ndërmend të negociojë në dëm tonin për një marrëveshje e cila nuk do të vije kurrë me gjasë me këtë qasje. Andaj ne jemi aty për të zgjidhur problemet dhe jo për të bërë kompromise për linjat vitale të shtetit tonë, siç është sovraniteti, integriteti territorial dhe shumë e shumë kompromise të dëmshme që i kemi pasur të kaluarën. Jemi të interesuar për dialog dhe zgjidhje, por jo në dëm të tonin…
Nuk mund të japim premtime për rezultatin final të këtyre bisedimeve. Ajo çka na takon neve është të kemi gatishmëri të bisedojmë, natyrisht edhe për marrëveshje, por gjithmonë duke marrë parasysh interesat tona”, thotë ai.
Kryeministri Kurti është duke qëndruar prej dy javësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shefi i ekzekutivit është vënë në qendër të kritikave që gjatë kësaj vizite ka pasur pak takime të nivelit politik.
Mirëpo Abrashi shton se opozita po mundohet të zhvlerësojë vizitën e kryeministrit Kurti në ShBA duke thënë se është e rëndësishme të krijohen partnerë ekonomikë.
“Kemi të bëjmë me vizita dhe lidhje me kompani që ndoshta kanë buxhet dhjetëfish më shumë se buxheti i Republikës së Kosovës. E kuptoj këtë cinizmin e opozitës që mundohen të degradojnë vizitën në diçka të parëndësishme në këto kompani, por duhet të keni parasysh se Kosova, aq sa ka nevojë për partnerë politikë, ka nevojë edhe për partnerë ekonomikë.
Një nga pikat tona vitale të interesit është bindja e investitorëve të rëndësishme sikur vendet ku i vizitoi zotëri Kurti, kompania Uber, Microsoft edhe të tjera të cilat do të hapin një kapitull të ri për vendin tonë dhe uroj që rezultatet e këtyre vizitave t’i shohim shumë shpejtë. Natyrisht presim edhe takime me nivelin politikë në ShBA”, shton ai.
Duke folur për mundësitë e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, deputeti i mazhorancës thotë se shtetet anëtare të BE-së duhet të kenë parasysh nevojën e integrimit evropian të Kosovës.
“Duke marrë parasysh këtë momentum të ri, natyrisht është një situatë e favorshme, porse vendimet përsëri varen nga këto qarqe vendimmarrëse. Ne urojmë që shtetet anëtare të BE-së të kenë parasysh këtë, Kosova duhet të jetë pjesë e integrimeve evropiane duke pas parasysh rrethanat e reja në Evropë. Pasi kemi të bëjmë me një pozicionim mes demokracisë dhe autokracisë. Në anën tjetër e kemi një Serbi që nuk po këputë lidhjen e saj me shtete autokratike. Ka një pozicionim të gabuar duke refuzuar të aplikojë sanksione edhe ndaj shteteve agresore”, deklaron Abrashi.
Nga ana tjetër, Abrashi deklaron se tani është momentumi i duhur për liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Republika e Kosovës tashmë ka plotësuar të gjitha kushtet dhe kriteret për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë. Ndonëse faji nuk është tek ne, është si rezultat i mungesës së kompromisit tek vendet anëtare të BE-së. Ne urojmë që shumë shpejtë kjo të tejkalohet dhe qytetarëve tanë t’i mundësohet lëvizja e lirë, ashtu siç është zotuar dhe premtuar.
Pas agresionit ushtarak në Ukrainë, është krijuar një momentum i ri në të gjithë Evropën. Po besoj se tash qarqet vendimmarrëse të BE-së dhe të tjerat e kanë parasysh se vetëm orientimi nga vlerat demokratike dhe perëndimore të cilat Republika jonë i ka bërë deri në thelb, duhet të na mundësojnë neve qasje në gjitha strukturat që tashmë i kemi proklamu se janë në interes tonin për inkuadrim”, përfundon Abrashi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë
VLEN: Behixhudin Shehapi dhe BDI për 20 vite e shndërruan Jeni Xhaminë në muze
Siljanovska-Davkova: Unifikimi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe, simbol i aspiratës për emancipim dhe iluminizëm
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje