LAJMI I FUNDIT:

Pogba pajtohet me kushtet personale të ofruara nga Juventusi, do të bëhet më i paguari tek Zonja e Vjetër

Pogba pajtohet me kushtet personale të ofruara nga Juventusi, do të bëhet më i paguari tek Zonja e Vjetër

Paul Pogba do të rikthehet në futbollin italian për ta veshur përsëri fanellën e Juventusit.

Pas gjashtë viteve të kaluara në Old Traford te Manchester United, ylli francez do të ribashkohet me Juventusin si një transferim i lirë.


29-vjeçari mbetet futbollist i lirë në fund të sezonit dhe nuk ka pranuar rinovimin e kontratës me Djajtë e Kuq.

Sipas asaj që ka raportuar La Gazzetta dello Sport, Pogba është pajtuar me kushtet personale të ofruara nga Juventusi.

Reprezentuesi francez pritet të nënshkruajë kontratë tre vjeçare me Zonjën e Vjetër, nga e cila do të fitojë 10 milionë euro në sezon duke u bërë edhe futbollisti më i paguar tek torinezët.

Përveç gjigantit italian, në garë për Pogban janë edhe skuadrat tjera të mëdha si PSG, Real Madrid e Manchester City, por Juventus ka fituar garën për francezin.

Pogba, Di Maria dhe Perisic – Formacioni i mundshëm i Juventusit në sezonin e ri
Lexo po ashtu Pogba, Di Maria dhe Perisic – Formacioni i mundshëm i Juventusit në sezonin e ri

Pogba ishte pjesë e bardhezinjve për katër vite nga 2012 deri më 2016 para se t’i bashkohet Manchester Unitedit për shumën e 105 milionë eurove. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori