LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet nga qentë endacakë një femër në Ferizaj

Sulmohet nga qentë endacakë një femër në Ferizaj
Foto: Arkiv

Një femër ka marrë lëndime trupore pasi është sulmuar nga qentë endacakë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 01:00 në rrugën e “Reçakut”, në Ferizaj.


Siç thuhet tutje në raport, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.

“Viktima femër kosovar ka pësuar lëndime trupore pasi që është sulmuar nga një tufë qensh endacak. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raport. /Telegrafi/