Drejtori i Arsimit në Podujevë, Avni Fetahu, thotë se asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Rrahmani, nuk u mjaftua me hedhjen e ujit drejt tij vetëm së seancën e Kuvendit të Komunës.
Fetahu deklaroi se gjatë pauzës së drekës Rrahmani shkoi dhe i tha se ‘a keni ende ujë me ju gjujt’.
“I njëjti që ka kërkuar falje në se seancë dhe nuk është dëgjuar nga asnjë prej nesh, gjatë pauzës kur ishim duke ngrënë drekë është afruar dhe tha se a keni ende ujë për t’ju hedh”, tha Fetahu.
Ai, mes tjerash, thotë se meqë dikur ishte pjesë e LDK-së tash e shohin si kundërshtar politik dhe kur asamblisti nuk pati argumente e hodhi me ujë.
“LDK-ja ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për arsimin e cila ishte paraparë që të mbahet në qershor. Gjithçka po shkonte mirë siç edhe shihet në pamje dhe një asamblist në vend të të hidhte argumente hodhi ujë. Ata nuk patë asnjë argument që të dëshmojnë atë që thonin ndërsa unë i kam listuar të gjitha argumentet”, tha ai për Klan Kosova.
“LVV-ja ka paraqit këso ngjarje kur ka pas kauza të mëdha, në kuvendin komunal të Podujevës hidhet ujë pas 20 vjetëve dhe si kuvendi gjithçka shkon në rregull. Por, këtë e kanë bërë për inat ndaj meje pasi që kohë më parë unë isha pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e kur iu bashkova Lëvizjes Vetëvendosje po më shohin si kundërshtar politik”, tha Fetahu.
Teksa Rrahmani së fundmi është zgjedhur anëtar i Kryesisë së LDK-së, Fetahu thotë se tregon se në çfarë gjendje është LDK-ja.
“E gjithë kjo tregon se ky asamblist së fundmi është i zgjedhur si anëtarë i kryesisë së LDK-së dhe kjo tregon se në çfarë gjendje është kryesia e kësaj partie. Atyre u duhen edhe 20 vjet që të reformohen si kryesi edhe pse në prognozën time kur kam dalë pata thënë se ju duhen 10 vjet që të reformohen”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit