Mickoski: Nuk jam person radikal por protesta kundër qeverisë është veprim i duhur
Bllokada aktive në Kuvend do të vazhdojë dhe nuk do të luajmë me qëndrimet tona, sepse realiteti në të cilin jetojmë nuk është normal, thotë lideri i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski..
Bllokada aktive e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut dhe protesta e paralajmëruar janë vetëm disa nga aktivitetet me të cilat partia opozitare maqedonase, OBRM-PDUKM artikulon kërkesën për zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke aluduar në atë se vendi momentalisht ka një qeveri jo legjitime.
“Do të isha më i lumtur nëse kryeministri, Kovaçevski do të pranonte një dialog me opozitën, nëse do të tregonte gatishmëri për të folur për zgjidhjet që i kemi ofruar përmes ekipeve tona për qytetarët, por ai nuk pranoi.Refuzimi i tij shkaktoi një revoltë që u kthye në një bllokadë aktive, e intensifikuar nga një protestë e madhe qytetare, ku do të themi se gjithçka është e tepërt dhe se heshtja nuk është opsion. Unë nuk jam një person që përdor metoda radikale, por ndonjëherë edhe revolta është një domosdoshmëri, kur qeveria ka mungesë të arsyetimit të veprimeve. Data 18 qershor është zgjedhur si data që duhet të jetë momenti historik për rrëzimin e kësaj qeverie. Protesta jonë është vetëm pak ditë para samitit të Këshillit të BE-së, ku ende nuk dihet se çfarë rezultati mund të pritet, pasi opozita mbahet në errësirë të plotë informative nga qeveria”, tha Mickoski për DW.
I pyetur nëse sipas tij Bullgaria do të heq veton ndaj Maqedonisë së Veriut, Mickoski thotë se diplomacia maqedonase nuk ka vepruar siç duhet në dialog.
“Do të përmbahem nga çdo parashikim për rezultatin e bisedimeve. Diplomacia maqedonase duhet t’i kërkojë Bullgarisë garanci me shkrim për identitetin, gjuhën dhe detyrimin e saj, se Bullgaria nuk do të na bllokojë në rrugën e mëtejshme të Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian. Më vjen keq, sinqerisht më vjen keq që nuk ka urtësi nga pala maqedonase”, tha Mickoski.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali
Miftaraj: Mosveprimi i institucioneve në Ballkan po kompensohet me sanksionet e SHBA-së
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit
Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan
Politikani gjerman: Me Trumpin mund të ketë progres në dialogun Kosovë - Serbi
Kamberi kërkon reagim nga Lawlor ndaj shkeljes të të drejtave të shqiptarëve në Serbi
Rasti i policit që u hodh nga lartësia e pallatit, reagon ministri i Brendshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti i kërkon fotografi pas BBVA, Unikkatil: Lajmëromu kur ta kryesh
Gresa me akuzë direkte ndaj produksionit të BBVK: E keni bërë dhe vazhdoni ta bëni këtë lojë
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali
Mediumi i afërt me Barcelonën zbulon katër oferta marramendëse që ka pranuar Yamal
Gjesti dhe Egli sqarojnë raportin mes tyre gjatë spektaklit të BBVA
Super kompjuteri parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve për 2024-25: Çfarë sezoni do të ishte për ta