LAJMI I FUNDIT:

Marcelo, Isco, Bale: Tre yjet që mund të luajnë ndeshjen e fundit për Real Madridin para largimit    

Marcelo, Isco, Bale: Tre yjet që mund të luajnë ndeshjen e fundit për Real Madridin para largimit    

Këtë të premte, në ndeshjen kundër Real Betisit, tre lojtarë të Real Madridit mbyllin rrugëtimin e tyre sportiv në “Santiago Bernabeu”.

Tre lojtarë kryesorë në sukseset e Real Madridit në katër nga pesë Ligat e Kampionëve, kanë humbur peshën në skuadër me kalimin e kohës, ku fillimisht humbën statusin e titullarit, ndërsa tani do t’i japin fund aventurës me Los Blanocs me ndërprerjen e kontratave që skadojnë më 30 qershor.


Marcelo, Isco dhe Gareth Bale ndaj Real Betis do ta kenë ndeshjen e fundit me Los Blancos, pasi asnjëri nuk pritet të luajë në finalen e Ligës së Kampionëve.

Dashuria për Marcelon

Megjithatë, secila nga tri rastet, janë të ndryshme. Nuk ka dyshim që Marcelo, kapiteni i parë i skuadrës, do të largohet me dashurinë e “Santiago Bernabeut”

Edhe pse futbollisti ka ende disa shpresa të vogla për të vazhduar me klubin, gjithçka tregon se aventura e tij në Madrid, e cila filloi në vitin 2006, do të prekë fundin pas finales së Ligës së Kampionëve në Saint-Denis më 28 maj.

Pas 545 ndeshjeve, në pritje të asaj që mund të ndodhë kundër Real Betis dhe Liverpool, Marcelo është lojtari me më shumë tituj në historinë e klubit (24) dhe lojtar i dytë jo-spanjoll me më shumë paraqitje, vetëm pas Karim Benzemas. Edhe pse që prej sezonit 2018/19 paraqitjet e tij në formacionin startuese janë reduktuar, mënyra e tij shembullore për të menaxhuar humbjen e vendit, ka lënë gjurmë në zemrat e tifozëve madrilen.

Respekt për Iscon

Do të ketë dashuri edhe për Iscon, një tjetër lojtar bazë në ciklin fitues të Real Madridit në Evropë, pavarësisht se nuk e ka shijuar kurrë ‘etiketën e titullarit’ të padiskutueshëm. Ai ishte protagonist në Lisbonë, Milano, Cardiff dhe Kiev, kur performoi në një nivel që është larg nga sot.

Sezonet 2013/14 dhe 2014/15, ishin më më shumë paraqitje, 53 ndeshje, ndërsa në stol ishte Carlo Ancelotti. Sot, numri i tyre është shumë më i vogël. Në vitin aktual ai nuk ka luajtur më shumë se 400 minuta dhe nuk është paraqitur në Ligën e Kampionëve, ndeshja e fundit si startues daton në shkurt (kundër Granadas).

Pavarësisht kësaj, në lamtumirën e tij, momentet e mira do të peshojnë më shumë se të këqijat dhe do të marr respektin e merituar. E ardhmja e tij është në Sevilla, dy klubet e njohura po luftojnë për nënshkrimin e tij.

Gareth Bale, rasti i rrallë – nga hero, në të papëlqyer

Rasti më i frikshëm është ai i Gereth Bale, një lojtar kryesor në ndeshjet e mëdha të dekadës së fundit. Ai kishte paraqitje të jashtëzakonshme dhe të paharruara kundër Barcelonës, Atletico Madridit apo Liverpoolit. Sidomos në ndeshjen e Kievit, ku shënoi edhe super golin me biçikletë, ishte kulmit i tij.

Nga atëherë ka marrë një rol gjithnjë e më të vogël në ekip, i cili është kombinuar në mënyrë të rrezikshme me dyshimet për angazhimin e tij ndaj klubit.

Edhe pse Ancelotti u përpoq ta rehabilitonte në fillim të këtij sezoni, uellsiani nuk ia arriti. Ai është në klubi që nga viti 2013, por pesë vitet e para, nuk kanë asnjë lidhje me katër viteve të fundit të tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Premier League
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Kalo në kategori