Dy ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, janë shpallur fajtorë nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë, dhe janë dënuar me nga 4 vjet e gjysmë burgim e gjobë në shumën prej 100 eurove.
Gucati dhe Haradinaj janë shpallur fajtorë për publikimin e dokumenteve të Speciales.
Trupi gjykues u bind se të akuzuarit qëllimisht shpërndanë informacione zyrtare duke i bërë publike ato, e duke i ekspozuar në konferenca për shtyp.
Por, palët kanë afat 30 ditë për ta apeluar vendimin. Këtë mund ta bëjnë duke paraqitur një njoftim apeli ku paraqiten arsyet e ankimimit.
Kështu ka thënë për Telegrafin në një përgjigje me shkrim, Angela Griep, zëdhënëse e Dhomave të Specializuara të Kosovës.
“Për sa i përket hapave të ardhshëm të mundshëm, ligji parashikon që secila palë mund të apelojë një vendim mbi bazën e një gabimi të supozuar në një çështje ligjore; gabim i pretenduar faktik që çoi në dështim të drejtësisë; ose një gabim i supozuar në dënim”, thuhet në përgjigjen e Griep.
“Pala që kërkon të apelojë aktgjykimin, duhet të paraqesë një njoftim apeli duke përcaktuar arsyet e ankimit, brenda tridhjetë ditëve. Çdo dosje e tillë që është publike do të jetë e disponueshme në faqen tonë të internetit”, thuhet më tej.
Pasi aktgjykimi të marrë formë të prerë, Griep bën të ditur se në përputhje me Kushtetutën, Ligjin për Dhomat e Specializuara, Prokurorinë e Specializuar dhe Rregulloren e Procedurës dhe Provave, Kryetari i Dhomave të Specializuara të Kosovës, pasi të ketë dëgjuar të akuzuarin, cakton shtetin ku i akuzuari do të vuajë dënimin.
Ndërkaq, sipas avokatit Tomë Gashi, nëse dënimi bëhet i plotfuqishëm, pra pas apelit të vendimit të Speciales, ata dënimin nuk mund ta mbajnë në Kosovë,e as Hagë, por në një shtet tjetër.
“Vuajtja e dënimit bëhet pas plotfuqishmërisë, në një shtet tjetër. Pra nuk do ta mbajnë dënimin as në Holandë, Kosovë, e as Shqipëri, por në një shtet fqinj të Holandës”, tha Gashi për Telegrafin.
Pas vendimit të Speciales për Gucatin dhe Haradinajn, ka reaguar ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL–UÇK-së, Faton Klinaku.
Ai ka thënë se ky vendim ka qenë i pritshëm, pasi sipas tij, kësaj gjykate i kanë rrjedhur skandalet nga zyrat e tyre dhe nuk është bërë hetim nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara.
Klinaku ka shtuar se do të dakordohen dhe nëse do të organizojnë protesta ato do të jenë kundër Kuvendit të Kosovës, i cili siç ka thënë, nuk ka bërë asgjë në kundërshtim të Gjykatës Speciale apo edhe ndjekjen e krimeve të luftës në Kosovë.
“Tash unë pres që të komunikoj me shokët, protesta nëse do të bëjmë, ato do të jenë edhe atje, por edhe kundër Kuvendit të Kosovës… Edhe ne fillim ato më kanë thënë që mos të protestojnë për shkak të këtyre shantazhuesve, gjyqtarët politikë kanë thënë që po pengohet drejtësia… Edhe ata dëshmitarë rastësisht është përmendur një emër, janë kriminelët serbë, policët serbë që ata kanë dhënë dëshmi dhe të gjitha dokumentacionet janë të Serbisë pushtuese, por edhe një dëshmitar që është përmendur, vetë e ka pranuar që është dëshmitar i Speciales”, ka deklaruar ai.
Ndërsa, Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK), e ka konsideruar si të bazuar vendimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Në reagimin e tyre, FDHK ka kërkuar që hetimet të zgjerohen edhe ndaj personave prej të cilëve kanë rrjedhur këto materiale.
“Veprimet e tilla duhet të parandalohen pasi që e rrezikojnë sigurinë e dëshmitarëve dhe familjarëve të tyre, ndikojnë në zvogëlimin e besimit dhe kredibilitetit të DHSK dhe mund të kenë ndikim tek dëshmitarët që të ndërprenë bashkëpunimin me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar të Kosovës (DHSK&ZPS)”, thuhet në komunikatën për media.
Gucati dhe Haradinaj janë arrestuar me 25 shtator 2020 në Prishtinë, për shkak të dyshimeve se në disa konferenca për media nga selia e OVL-UÇK-së kanë shpërndarë dokumente të klasifikuara të Gjykatës Speciale.
Aktakuza kundër tyre është konfirmuar më 11 dhjetor të vitit 2020 dhe më pas e njëjta është korrigjuar me datën 5 korrik të vitit 2021. Sipas aktakuzës, midis datave 7 dhe 25 shtator të vitit 2020, në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si dhe përmes shpërndarjes së mëtejshme, Gucati dhe Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të DHSK. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Mahmuti: Falsifikimi nuk mund të përligjet, Lëvizja Popullore e Kosovës - themeluesja e UÇK-së nuk kishte logo
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme