LAJMI I FUNDIT:

PSG ndalon shitjen e fanellave të Mbappes – duket se pranojnë disfatën nga Real Madridi edhe jashtë fushe

PSG ndalon shitjen e fanellave të Mbappes – duket se pranojnë disfatën nga Real Madridi edhe jashtë fushe

Paris Saint-Germain ka ndaluar shitjen e fanellave të Kylian Mbappes në uebfaqen e tyre, pasi ai është afër një kalimi te Real Madridi.

Superylli francez ka qenë shumë i lidhur me një transferim në Bernabeu këtë verë me skadimin e kontratës së tij me PSG që ndodhë më 30 qershor. Është raportuar se ai do të refuzojë një rinovim nga skuadra franceze në favor të një kalimi te Los Blancos.


PSG ka bërë përpjekje ekstreme për të bindur 23-vjeçarin që të qëndrojë me ta gjatë sezonit duke paraqitur oferta të shumta për kontrata, por anësori ka insistuar që të jetë lojtar i lirë. Duket se ata tani më në fund e kanë pranuar humbjen se ai po shkon drejt derës së daljes pasi sulmuesi pretendoi se “pothuajse ka marrë vendimin e tij” me një njoftim që pritet këtë javë.

Mbappe do të dalë me njoftim për largim nga PSG, pa zbuluar klubin e tij të ardhshëm
Lexo po ashtu Mbappe do të dalë me njoftim për largim nga PSG, pa zbuluar klubin e tij të ardhshëm

Klubi i Ligue 1 ka hequr opsionin që tifozët të blejnë fanella me emrin e Mbappes në anën e pasme në faqen e tyre zyrtare.

Siç tregon imazhi më poshtë, numrat janë renditur nga ‘Gjashtë – Marco Verratti’ në ‘Tetë- Leandro Paredes’ dhe anashkalojnë ‘Shtatë – Mbappe’.

Një lëvizje që do të thyente çdo rekord të klubit për transferime - kalimi i Mbappes te Liverpooli nuk ka shpresë
Lexo po ashtu Një lëvizje që do të thyente çdo rekord të klubit për transferime - kalimi i Mbappes te Liverpooli nuk ka shpresë

Lojtari deklaroi të dielën mbrëma në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të UNFP, ku ai mori çmimin e tij të tretë radhazi si Lojtari i Vitit në Ligue 1, se e ardhmja e tij do të vendoset brenda “çështje ditësh”.

Mbappe ka qenë gjithashtu i lidhur me Liverpoolin, por nuk ka gjasa që klubi nga Anfield të ndërhyjë në strukturën e tyre të pagave për të akomoduar pagën e madhe të francezit. /Telegrafi/

Një opsion për një fanellë me Kylian Mbappe dhe numrin shtatë në shpinë nuk është i disponueshëm në faqen franceze të PSG-së.

Në trend Sport

Më shumë
Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Premier League
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori