LAJMI I FUNDIT:

Një lëvizje që do të thyente çdo rekord të klubit për transferime – kalimi i Mbappes te Liverpooli nuk ka shpresë

Një lëvizje që do të thyente çdo rekord të klubit për transferime – kalimi i Mbappes te Liverpooli nuk ka shpresë

E ardhmja e Kylian Mbappes ka qenë mes dy klubeve, PSG dhe Real Madrid , që nga viti 2017.

Francezi në atë kohë ishte shumë pranë kalimit në “Estadio Santiago Bernabeu”, por në momentin e fundit, për habinë e Madridit, ai preferoi të provonte fatin fillimisht në “Parc des Princes”.


Gjatë gjithë kësaj periudhe, Liverpool ka qenë gjithmonë në vëzhgim.

Në Angli guxojnë të ëndërrojnë se Mbappe do të jetë lojtar i Liverpoolit
Lexo po ashtu Në Angli guxojnë të ëndërrojnë se Mbappe do të jetë lojtar i Liverpoolit

Këtë sezon kuqezinjtë kanë marrë më pak vëmendje dhe roli i tyre në telenovelë ka qenë minimal, por në Angli nuk e kanë përjashtuar këtë mundësi derisa nuk kanë pasur zgjidhje.

Kjo ka ndodhur, sipas burimeve të njohura me procesin, pak ditë më parë. Mbappe ishte i kënaqur nga interesimi dhe dashuria e gjigantëve anglezë, por e vetmja alternativë ndaj PSG-së do të ishte gjithmonë Real Madridi.

Klopp: Sigurisht që jemi të interesuar për Kylian Mbappe, nuk jemi të verbër
Lexo po ashtu Klopp: Sigurisht që jemi të interesuar për Kylian Mbappe, nuk jemi të verbër

Siç raportoi dje MARCA, kjo javë është vendimtare dhe gjithçka sugjeron se rezultati do ta çojë fituesin e Botërorit të vitit 2018 në Madrid, ku ka besim të plotë, sepse është bërë gjithçka e mundur për të arritur një marrëveshje me sulmuesin.

Në Paris, ose më mirë në Doha, ku ka udhëtuar numri shtatë, ende nuk kanë një komunikim përfundimtar dhe për këtë arsye ruajnë njëfarë shprese. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori