Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar veprimtarin e çështjes kombëtare Ukshin Hoti në 23-vjetorin e zhdukjes së tij.
Ai në një shkrim në Facebook ka thënë se ka marrë për detyrë parësore të këmbëngulin tek Serbia, si përgjegjëse për zhdukjen e tij, dhe çdo qytetari tjetër që sa më shpejt të zbardhet fati i të zhdukurve me dhunë gjatë luftës.
“23 vjet mungesë e zbrazëti e paplotësuar për veprimtarin patriot e politikanin intelektual, Ukshin Hoti
Pas lirimit të tij të fundit nga burgu, ai u dërgua në një vend të panjohur. Sot e asaj dite nuk dihet për fatin e vendndodhjen e tij. Janë bërë 23 vjet nga rrëmbimi dhe zhdukja pas lirimit të profesorit Ukshin Hotit.
Por nuk mund të zhduket një nga mendjet më të ndritura të kombit.
Shkencëtari i mirëfilltë i politikës, Ukshin Hoti, është në veprën që ka lënë. Në tre librat e tij që do të jetojnë edhe pas neve: “Filozofia politike e çështjes shqiptare”, “Lufta e ftohtë dhe detanti” si dhe “Bisedë përmes hekurash”.
Profesori Ukshin Hoti mbetet busull etike, politike dhe intelektuale për gjenerata të akademikëve shqiptarë dhe qytetarë të angazhuar politikisht.
Është edhe një nga 1617 personat e zhdukur me dhunë në Republikën e Kosovës, nga lufta e fundit.
Në kërkim të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, nga java e kaluar kanë filluar gërmimet në afërsi të Minierës në Shtaval, afër Sijenicës, në territorin e Serbisë.
Delegacioni i Republikës së Kosovës për bisedime për çështjen e personave të zhdukur, ka kërkuar në vazhdimësi nga përfaqësuesit e institucioneve të Serbisë, që të ndajnë informata për vendndodhjen e personave të zhdukur dhunshëm gjatë luftës.
Delegacioni udhëhiqet nga Andin Hoti, që njëherësh kryeson Komisionin Qeveritar për Personat e Zhdukur. Andini ishte 12-vjeç, kur e kishte parë për herë të fundit babanë e tij, Ukshinin. Përqafimin e fundit ia kishte dhënë përmes grilave.
Ai është rritur bashkë me dhimbjen dhe ankthin me të cilën familjet përballen tash e 23 vjet. Kjo dhimbje e ky ankth i familjeve rritet çdo ditë e më shumë.
Andaj, jemi zotuar e kemi marrë për detyrë parësore të këmbëngulim te Serbia, si përgjegjëse për zhdukjen e tij, dhe çdo qytetari tjetër tonë, që sa më shpejt të zbardhet fati i të zhdukurve me dhunë gjatë luftës.
Përkulemi para kujtimit të Bacës Ukë, para familjes Hoti e të gjitha familjeve që përditë e ndjenjë mungesën e thellë të më të dashurve të tyre.
Rivendosjen e drejtësisë e kemi borxh e obligim ndaj çdo familje të Kosovës, por mbi të gjitha për vërtetësinë dhe qëndrueshmërinë tonë si shtet e si popull”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani
Sot përfundon periudha shtesë e regjistrimit të popullsisë
Festuan apo protestuan? Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë
Rezoluta për Srebrenicën, Kamberi: Grusht i fortë për politikën e Vuçiqit
Krasniqi i përgjigjet Haradinajt: Nuk jemi fëmijë me na mashtru Albini
Prishtinë, një qytetar gjuan qesen me mbeturina nga banesa e tij
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime
Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick
Vetëm një shtet i BE-së votoi kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë
Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas
Skena të shëmtuara pas finales Trepça-Ylli: Përleshje në palestrën "Minatori" - theren dy persona