LAJMI I FUNDIT:

Bella Hadid i përgjigjet raportimeve se i kishte rënë të fikët për shkak të korsesë në “Met Gala 2022”

Bella Hadid i përgjigjet raportimeve se i kishte rënë të fikët për shkak të korsesë në “Met Gala 2022”

Bella Hadid doli në tapetin e kuq të “Met Gala 2022” me një pamje të krijuar nga Riccardo Tisci i Burberry, por komentet e saj të fundit në lidhje me stilin me korse i bënë disa njerëz të mendojnë se ajo kishte probleme me veshjen e saj.

“Fjalë për fjalë, më ra të fikët”, tha supermodelja për Interview, duke shtuar, “Nuk e di nëse ky ishte ankthi im, apo ndoshta beli po më shtrëngonte dhe nuk mund të merrja frymë”.


Ndërsa disa fansa dhe media të ndryshme keqinterpretuan se problem ishte trupi i Hadid me korse, 25-vjeçarja postoi në Instagram Story për të dhënë një përgjigje.

Foto: Instagram

Duke postuar një pamje të një lajmi të tillë fyes, ajo tha se donte “të bënte diçka shumë të qartë”.

Kim Kardashian nuk mundi të mbyllte fustanin e Marilyn Monroe në Met Gala dhe u detyrua ta linte të hapur në të pasmet e saj
Lexo po ashtu Kim Kardashian nuk mundi të mbyllte fustanin e Marilyn Monroe në Met Gala dhe u detyrua ta linte të hapur në të pasmet e saj

“Kjo nuk është aspak ajo që unë dua të them. Nuk thashë se më ra të fikët për shkak të korsesë sime. Bëra shaka se më ra të fikët, jo për shkak të korsesë, por nga ankthi dhe emocionet e rregullta të tapetit të kuq”, shkroi Hadid.

Hadid mbrojti gjithashtu pamjen e saj të guximshme Burberry, duke thënë: “Korset në përgjithësi janë mjaft të pakëndshme/të forta për mushkëritë, por korseja ime u përshtat në mënyrë të përkryer me hapësirë ​​të mjaftueshme për të ngrënë dhe pirë”.

Paraqitjet më mahnitëse të yjeve në ‘pas-ndejën’ e Met Gala 2022
Lexo po ashtu Paraqitjet më mahnitëse të yjeve në ‘pas-ndejën’ e Met Gala 2022

Pjesëmarrësja rregullt e “Met Gala” – e cila u bë kryefjalë duke munguar në ngjarje gjatë vitit 2021 – kombinoi kostumin e saj të zi me korse të shumëpërfolur me një fund prej dantelle, doreza të gjata të zeza prej tyli të varur dhe gete dantelle.

Sidoqoftë, asnjëra nuk mund të krahasohet me korsenë epike (dhe vërtet të dhimbshme) të Kim Kardashian në “Met Gala 2019”, e cila e pengoi atë të ulej ose të merrte frymë siç duhet. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Moda
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Krijon volum dhe i jep flokut një natyrshmëri në lëvizje: Njihu me “mixie”, modelin e përsosur për vajzat guximtare

Krijon volum dhe i jep flokut një natyrshmëri në lëvizje: Njihu me “mixie”, modelin e përsosur për vajzat guximtare

Flokë dhe stil
Si të grimoni sytë me qepalla të varura? Pesë këshilla për të krijuar një formë të zgjatur

Si të grimoni sytë me qepalla të varura? Pesë këshilla për të krijuar një formë të zgjatur

Grim
Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Këshilla Estetike
Java e 15-të e shtatzënisë: Barku juaj tashmë po merr formë dhe bebja juaj po argëtohet në lëngun amniotik

Java e 15-të e shtatzënisë: Barku juaj tashmë po merr formë dhe bebja juaj po argëtohet në lëngun amniotik

Shtatzëna
Kalo në kategori