LAJMI I FUNDIT:

Biden: Amerika do të ndajë teknologjinë e vaksinës kundër coronavirusit

Biden: Amerika do të ndajë teknologjinë e vaksinës kundër coronavirusit

Shtetet e Bashkuara do të ndajnë teknologjinë e vaksinës së coronavirusit përmes Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe do të ofrojnë teste të shpejta dhe ilaçe për njerëzit në pjesë të largëta të botës, tha sot presidenti amerikan, Joe Biden.

Uashingtoni do të shtojë edhe 200 milionë dollarë për fondin e Bankës Botërore në mënyrë që bota të jetë më e përgatitur rreth pandemive të ardhshme, shtoi ai. Kjo do të rrisë kontributin total të SHBA-së në 450 milionë dollarë.


“Ne po vëmë në dispozicion teknologjitë mjekësore në pronësi të qeverisë amerikane, përfshirë ato për prodhimin e vaksinave kundër COVID-19”, tha Biden në hapjen e samitit të dytë botëror për coronavirusin, raporton OBSH.

Mbledhja, e organizuar nga Shtetet e Bashkuara, Beliza, Gjermania, Indonezia dhe Senegali, po mbahet virtualisht dhe përfaqësuesit e qeverisë po diskutojnë se si t’i japin fund pandemisë ekzistuese dhe të përgatiten për të ardhshmen.

Samiti duhet të jetë një hap përpara pas takimit të vitit të kaluar, kur pjesëmarrësit ranë dakord të vaksinojnë më shumë njerëz, të testojnë më të cenuarit, të rrisin kujdesin shëndetësor dhe të krijojnë një fond për të financuar gatishmërinë për pandemitë e ardhshme.

Në tubim marrin pjesë 14 vende, OBSH, BE, kompani private si Google dhe OJQ si Fondacioni “Bill dhe Melinda Gates”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

Azia
Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori