LAJMI I FUNDIT:

Prindërit me djalin e tyre gjashtëvjeçar vrapuan në një maratonë, por nuk shkoi ashtu siç kishin planifikuar ata

Prindërit me djalin e tyre gjashtëvjeçar vrapuan në një maratonë, por nuk shkoi ashtu siç kishin planifikuar ata

Prindërit nga Kentucky janë kritikuar në mediat sociale pasi morën pjesë në një maratonë me djalin e tyre gjashtëvjeçar.

Camy dhe Ben Crawford njoftuan se djali i tyre Rainier vrapoi në Maratonën e Derrit Fluturues në Cincinnati në fillim të këtij muaji. Ata zbuluan se pas 32 kilometrash, djaloshi “ka luftuar fizikisht dhe donte të bënte një pushim dhe të ulej çdo tre minuta”.

“Ai po qante dhe ne po lëviznim ngadalë, kështu që i premtuam dy pako patate të skuqura nëse do të vazhdonte”, shkruan Crawfords, duke publikuar një foto të Rainier duke mbajtur patate të skuqura.


Ata theksojnë se pesë fëmijët e tyre më të mëdhenj e përfunduan garën një orë para tyre dhe më pas prisnin prindërit dhe Rainierin në vijën e finishit.

“Fëmija duket i trishtuar dhe i rraskapitur. Nuk mund ta besoj se çfarë po bëjnë njerëzit për pëlqime”, komentoi një përdorues i Instagramit. “Kjo histori është shqetësuese për t’u lexuar”, shtoi një tjetër.

Pasi njoftimet tërhoqën vëmendjen, prindërit njoftuan se punonjësit socialë kishin ardhur në shtëpinë e tyre pa paralajmërim për të folur me fëmijët pas reagimeve reagimeve të njerëzve.

Ndryshe, fëmijët nën moshën shtatë vjeçare duhet të vrapojnë vetëm gara argëtuese të gjata 2 deri në 4 kilometra. Fëmijët e moshës 8 deri në 12 vjeç mund të marrin pjesë me siguri në garat e pesë kilometrave ndërsa fëmijët e moshës 13 deri në 15 vjeç mund të vrapojnë me siguri 10 kilometra ose një gjysmë maratonë. Fëmijëve të grupmoshave 16 dhe 18 vjeç u rekomandohet të vrapojnë vetëm një maratonë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Telefonoi policinë më shumë se 1000 herë, arrestohet një burrë në Japoni – arsyetimi i tij ishte i çuditshëm

Telefonoi policinë më shumë se 1000 herë, arrestohet një burrë në Japoni – arsyetimi i tij ishte i çuditshëm

Interesante
A keni dëgjuar për profecinë e gjermanit Alois Irlmaier? Ai parashikoi se Lufta e Tretë Botërore do të fillojë në Ballkan!

A keni dëgjuar për profecinë e gjermanit Alois Irlmaier? Ai parashikoi se Lufta e Tretë Botërore do të fillojë në Ballkan!

Një bukëpjekëseje në Angli iu prish dita kur këpuca e saj u “ngatërrua” nën një karrocë ushqimesh

Një bukëpjekëseje në Angli iu prish dita kur këpuca e saj u “ngatërrua” nën një karrocë ushqimesh

Fun
Ishte dasma e tij por ai zgjodhi të punonte në laptop, burri ngjall reagime në rrjetet sociale

Ishte dasma e tij por ai zgjodhi të punonte në laptop, burri ngjall reagime në rrjetet sociale

Fun
Kompania ajrore kërkon falje pas shfaqjes së

Kompania ajrore kërkon falje pas shfaqjes së "filmit për të rritur" - gjatë një udhëtimi me aeroplan nga Sidnei në Tokio

Fun
Brenda rrokaqiellit të ri më të mirë në botë

Brenda rrokaqiellit të ri më të mirë në botë

Interesante
Kalo në kategori