Gjermania dhe Franca duan të forcojnë më tej aftësinë e Evropës për të vepruar, sidomos në politikën e jashtme dhe të sigurisë.
Këtë e theksuan kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti i rizgjedhur francez Emmanuel Macron, i cili bëri të hënën në Berlin vizitën e tij të parë jashtë vendit në mandatin e dytë.
Të dy politikanët siguruan se i duhet dërguar një sinjal vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’i lidhur ato më ngushtë me Bashkimin Evropian.
“Ne u qëndrojmë premtimeve tona për anëtarësim”, theksoi Scholz.
Macron doli me një propozim të ri, të cilin e prezantoi edhe gjatë një fjalimi në Strasburg, disa orë para takimit të tij me kancelarin gjerman Scholz: Krijimin e një organizmi evropian, anëtarë të së cilës mund të jenë edhe vende jo anëtare të BE-së, si vende të Ballkanit Perëndimor, Ukraina ose Britania e Madhe.
Bashkim politik
Macron argumentoi: Bashkimit Evropian i duheshin procedura të përshpejtuara për t’u dhënë këtyre vendeve statusin kandidat, duke përmendur Ukrainën si shembull, por edhe vende në Ballkanin Perëndimor që nuk i përmbushin ende standardet ekonomike apo kushtetuese të BE-së, “por janë gati të bashkohen me ne”.
Për këtë do të duheshin formate politike. Por ai shtoi se ka edhe vende si Britania e Madhe, të cilët thjesht nuk duan të jenë anëtarë të BE-së.
Kancelari gjerman Olaf Scholz e quajti propozimin interesant. Por theksoi se nuk duhet hequr dorë nga procesi i zgjerimit.
Qysh në fjalën e tij hyrëse ai përsëriti sërish kërkesën e tij për heqjen e bllokadave, qartazi në adresë të Bullgarisë, por pa e përmendur këtë të fundit: “Bllokadat aktuale duhet të kapërcehen për hir të përgjegjësisë ndaj Evropës dhe arsyes gjeostrategjike”, duke pasur parasysh bllokadën aktuale që po i bën Bullgaria Maqedonisë së Veriut në procesin e çeljes së negociatave, Scholz gjithashtu nënvizoi edhe perspektivën evropiane të Ukrainës.
Maqedonia e Veriut nuk duhet zhgënjyer
Duke dhënë si shembull Maqedoninë e Veriut, Scholz argumentoi se ka vende që kanë marrë vendime shumë kurajoze, dhe që duhen shpërblyer.
Kjo kurajë nuk duhet të zhgënjehet, tha ai.
Scholz dhe Macron paralajmëruan se do të bëjnë një samit të përbashkët franko-gjerman me vendet e Ballkanit Perëndimor në qershor.
Të dy politikanët thanë se në të ardhmen do të koordinohen ngushtë për mbështetjen e Ukrainës, si në aspektin ushtarak, ashtu edhe për mundësinë embargos.
Varësia e Evropës nga karburantet fosile nga Rusia gjithashtu duhet të jetë e kufizuar.
“Ne po përjetojmë një kthesë epokale”.
Miqësia franko-gjermane është më e rëndësishme se kurrë.
“Evropa mund të ketë sukses vetëm e bashkuar”, tha kancelari. /dw/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim
Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?
"A doni që unë të shkoj të notoj?", Trump shkakton reagime të ashpra pas komenteve sarkastike mbi tragjedinë në Uashington
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos