Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Ramë Buja tha se Qeveria Kurti ka bërë shumë gabime, madje edhe i ka fshehur lëshimet e bëra.
Buja moslejimin e formimit të Komisionit Hetimor për energji ai e konsideron si gabimin më të rëndë deri më tani.
“Opozita s’ka si ta vlerësoj pozitivisht Qeverisjen Kurti, për faktin shumë të ditur sepse në këtë vit të qeverisjes janë bërë shumë gabime, shumë lëshime dhe këtë nuk mund ta vlerësojmë pozitivisht askush. Besoj as ata që logjikshëm mendojnë edhe ata që i kanë dhënë votën sepse në fakt kanë ndodh gabime. Nuk ka qeverisje të pagabueshme, por në fakt fshehja e tyre është tepër e rëndë”.
“Andaj edhe Komisioni për Hetim që donte ta bënte opozita nuk donte ta lejonin këtë gjë, kjo ishte diçka që fliste që diçka po fshihej. Kështu që kjo ishte ajo më e rënda që ndodhi deri më tani. Por, pas presionit që bëri opozita, një presion ndoshta jo bash logjik e bash përmbajtjesorë e bash i kulturuar, por megjithatë ndodhi ajo që ndodhi e nga presioni u themelua edhe komisioni”.
Sa i përket bisedimeve Kosovë-Serbi, Buja konsideron se Qeveria duhet të mendohet mirë dhe ta marr seriozisht që të përshpejtohet ky proces.
Edhe pse sipas tij, nga ky proces Kosova nuk do të marrë 100% atë që dëshiron, por ai thotë se duhet të marrim optimalen me një grup negociatorësh shumë të përgatitur.
“Për bisedime duhet pasur platformë për bisedime Qeveria jonë. Me që amerikanët po e quajnë këtë status-kohë si diçka që i shërben Rusisë, do të duhej të mendohet mirë dhe seriozisht ne që ta përshpejtojmë këtë proces dhe është shumë logjike diçka tek negociatat”.
“Nuk kemi mundësi që të marrësh krejt 100% atë që dëshiron, por duhet të marrësh atë optimalen. Këtë e bënë vetëm një Qeveri dhe një grup negociatorësh që është shumë i përgatitur këtë gjë”.
Buja për EO tha se mungesa e ish-presidentit Hashim Thaçi është shumë e rëndë për të. Për këtë arsye ai nuk ka marr pjesë në asnjë manifestim apo kremtim si shenjë proteste, raporton EO.
Ai e konsideron se gjykimi ndaj Thaçit e të tjerëve në Hagë është papërmbajtje, pajuridiksion dhe vetëm politikë.
“Mos më prekni në plagë sepse në fakt kjo është diçka që është shumë e rëndë për mua. Unë jo rastësisht nuk kam marr pjesë në asnjë manifestim prej se janë burgosur ata. Gjëja më e palogjikshme e mundshme, ata njerëz nuk kanë ikur, nuk ka pasur nevojë që të arrestohen, kanë shkuar vetë atje dhe ka qenë shumë logjike që ata të mbrohen në liri. Për dënimin nëse ata e shohin të arsyeshme e që nuk ka asnjë arsye dhe asnjë fakt për ta bërë dënimin atëherë kishin pas mundësi ta bëjnë nga shtëpia”.
“Absolutisht, jo vetëm Bajramin po asnjë kremtim tjetër. Për arsye tepër të thjeshtë se më duket se është mungesë tepër e madhe e atyre që e bënë luftën, e bënë lirinë, e bënë pavarësinë dhe tani i kemi në një burg krejtësisht të pa logjik, pa përmbajtje, pa juridiksion veç politikë”, deklaroi Buja për EO.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ditët e fundit të fushatës për zgjedhjet kuvendare, partitë kërkojnë mbështetje nga votuesit
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
Një vit nga deklarata për të zhdukurit, zbatimi i saj ende larg
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit