LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i SHBA-së ka frikë se Putini nuk ka “strategji daljeje” nga konflikti në Ukrainë

Presidenti i SHBA-së ka frikë se Putini nuk ka “strategji daljeje” nga konflikti në Ukrainë

Presidenti amerikan Joe Biden thotë se ka frikë se Vladimir Putin nuk ka “strategji rrugëdaljeje” nga lufta në Ukrainë.

Duke folur në Uashington DC të hënën, Biden e përshkroi presidentin rus si “një njeri shumë kalkulues”, por pa një strategji daljeje dhe pranoi “Unë po përpiqem të kuptoj se çfarë të bëjmë ne për këtë”, përcjell Telegrafi.


Ai tha se Putin gabimisht kishte besuar se pushtimi i Ukrainës do të shpërbënte NATO-n dhe Bashkimin Evropian.

Biden nënshkruan urdhrin që përshpejton procesin e dërgimit të armëve në Ukrainë
Lexo po ashtu Biden nënshkruan urdhrin që përshpejton procesin e dërgimit të armëve në Ukrainë

Por ai tha se në vend të kësaj, Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende evropiane në fakt ishin mbledhur në anën e Ukrainës dhe ishin bërë më të unifikuar.

Komentet optimiste të presidentit Biden për unitetin evropian, megjithatë, erdhën pasi udhëheqësi francez Emmanuel Macron lëshoi një paralajmërim të ashpër ndaj Ukrainës mbi shpresat e saj për t’u bashkuar me BE-në.

Gjatë një fjalimi për Ditën e Evropës në Strasburg, Francë, presidenti Macron tha se kishte frikë se procesi do të zgjaste “për dekada”.

Ai shtoi: “Ne të gjithë e dimë shumë mirë se procesi i lejimit të anëtarësimit (Ukrainës) do të zgjaste disa vjet, në fakt ndoshta disa dekada”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Azia
Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Turqia
Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Evropa
Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Amerika
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Azia
Kalo në kategori