Besa Luzha nga Friedrich Ebert Stiftung ka thënë se kushtet e punës në sektorin privat nuk janë të mira.
Ajo në emisionin KallxoPernime tha se ky sektor përpos që ka mungesë të punëtorëve, përballet edhe me barrën e mosfunksionimit të ligjit të punës.
“Sektori privat kanë shumë ankesa, jo vetëm për ditët e pushimit, kanë mungesë të punëtorëve. Kushtet nuk janë të mira dhe ka pak respketim të ligjit”, ka thënë Luzha.
Luzha thotë se shumë biznese të grave që janë kryesisht të fushës së tekstilit kanë arrit punësim të madh e reforma vetëvetiu, jo me ndonjë presion nga qeveria.
“Muajin e kaluar jemi marr me sektorin e tekstilit, kemi bisedu me gra që kanë kompani, dhe kanë shumë kërkesa për eksport e kontrata me shtete të jashmte. Kanë potencial për të punësuar, kanë arritur tu ofrojnë kontrata, stimulim, pushime, puna online. Ka vetëdijsëm, ky i fundit nuk ka ardhur nga presioni qeveritar”, shtoi ajo.
Ajo shtoi se pagesa për pushimin e lehonisë është vendosur keq pasi e ka ngarkuar sektorin privat.
“Ligji i punës ka ngecje, pagesa e pushimit të lehonisë është vendos keq, e ka ngarku sektorin privat për ta paguar këtë psuhim të lehonisë. Ka bizense me shumë gra, ato duhet të paguhen”.
Sipas saj, në shtetet evropiane ka fond për mbrojtje shoqërore dhe shteti i mbulon këto raste.
“Në shtetet tjera, e kanë fondin për mbrojtje shoqerore. Paguhet lëndimi në punë, invalidi, pushimi i lehonisë. Skema jonë sociale nuk është konfrom standardeve evropiane”, shtoi Luzha.
Luzha thekson se pagesa për lehonat duhet të bëhet nga shteti.
“Reforma është më komplekse sepse duhet edhe sistemi pensional të bëhet më i plotë. Pushimi i lehonisë mundet me ndërru menjëherë. Pagesa tek sektori privat të kryhet nga shteti”, shtoi tutje Luzha.
Ajo shtoi se edhe ligji për pensionim të parakoshëm mungon, duke detyruar që njerëz me sëmundje të vazhdojnë të punojnë.
“Ka mësues që i detyrojnë me kemoterapi të shkojnë në shkollë se nuk ka ligj që e qet në pension të parakoshëm. Nëse bëhet reforma me anë të një fondi, kjo do rregullohej”, shtoi Luzha.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak