LAJMI I FUNDIT:

Klopp përgjigjet ndaj pohimeve të Guardiolas se i gjithë vendi e mbështet Liverpoolin

(Foto: Sky Sports)

Jurgen Klopp ka qeshur me deklaratat e Pep Guardiolas se “të gjithë” në Mbretërinë e Bashkuar e mbështesin Liverpoolin para Manchester Cityt.

Pas fitores së thellë ndaj Newcastle United (5-0), Citizens janë tri pikë përpara Redsave në garën për titullin e Ligës Premier, kur kanë mbetur edhe tri ndeshje deri në fund (derisa skuadra e gjermanit luajti baras, 1-1, ndaj Tottenham Hotspur).


Në konferencës për shtyp pas fitores, Guardiola deklaroi se ndjeu një paragjykim për ekipin e tij, derisa ndaj rivalëve për titull ekziston një simpati në gjithë vendin.

(Foto: Goal/Getty Images)

“Unë jetoj në Liverpul, kështu që, po, këtu shumë njerëz duan që ne ta fitojmë kampionatin – kjo është e vërtetë – por madje edhe këtu është e mundur vetëm 50 për qind. Si trajner, ndërsa e kam këtë përvojë së fundmi, pas një ndeshjeje jemi shumë të ndikuar nga ajo ndeshje, nga kjo situatë”, është shprehur strategu gjerman kur është pyetur në lidhje me fjalët e Guardiolas.

Guardiola tallet me historinë e Liverpoolit në Ligën Premier
Lexo po ashtu Guardiola tallet me historinë e Liverpoolit në Ligën Premier

“Nuk e di saktësisht se në çfarë situate ka qenë Pep, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve është vështirë për ta tejkaluar, por në anën tjetër Liverpooli arriti në finale dhe pastaj thonë: ‘Ata kanë luajtur ndaj Villarrealit, ne luajtëm ndaj Realit’ dhe pastaj ti i thua fjalët tua”.

“Nuk e kam idenë nëse i gjithë vendi po na mbështet nuk e di këtë. Nuk e kam këtë ndjesi kur shkoj në vende tjera dhe luajmë atje, është krejtësisht e kundërta, por ndoshta ai (Guardiola) di më shumë rreth kësaj sesa unë”, është shprehur Klopp para gazetarëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori