LAJMI I FUNDIT:

Batatina: Gabimet në mbrojtje, na kushtuan me humbje ndaj Gjilanit

Batatina: Gabimet në mbrojtje, na kushtuan me humbje ndaj Gjilanit

Llapi pësoi humbje dërrmuese në shtëpi nga Gjilani me rezultat 4-2 në kuadër të javës së 34-të në BKT Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes, trajneri Tahir Batatina ka deklaruar se gabimet në mbrojtje u kushtuan me humbje.


“Mendoj që nuk kemi qenë në element. Kemi siguruar Evropën dhe jemi duke menduar për finale të Kupës. Fokusi është në finale”, ka deklaruar ai pas ndeshjes për ArtSport.

Gjilani i falet Krasniqit që realizoi het-trik ndaj Llapit, ndërsa Ballkani triumfon ndaj Feronikelit
Lexo po ashtu Gjilani i falet Krasniqit që realizoi het-trik ndaj Llapit, ndërsa Ballkani triumfon ndaj Feronikelit

“Ndryshimet në formacion kanë qenë që të jemi sa më të gatshëm për finale. Nuk është dashur ta humbim ndeshjen pasi e barazuam rezultatin. Kemi pasur gabime në fazën defanzive të cilat na kushtuan”.

“Një ndeshje që prodhoi gola dhe për shikues ka qenë atraktive. Mendoj që Gjilani arriti t’i shfrytëzoj gabimet e fazës defanzive nga ana jonë”.

“Ne kemi pranuar gol pasi pas barazimit e kërkuam edhe golin e epërsisë. Kemi luajtur shumë mirë, por gjyqtari nuk na lejoj të luajmë futboll”.

“Një referim të tillë nuk e meriton Superliga, pasi ka avancuar dhe ka shkuar përpara. Madje ka hezituar në disa raste të konsultohet edhe me sistemin VAR”, shtoi Batatina.

Pas javës së 34, Gjilani gjendet në vendin e dytë me 62 pikë, ndërsa Llapi në të katërtin me 54 sosh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori