LAJMI I FUNDIT:

Xavi vazhdon të kërkojë Messin e ri të Barcelonës

Xavi vazhdon të kërkojë Messin e ri të Barcelonës

Pas largimit të Lionel Messit verën e kaluar, Barcelona nuk ka shënuar asnjë gol nga goditjet e lira deri më tani në sezonin 2021/22.

Në fakt, ishte sulmuesi aktual i Paris Saint-Germainit që shënoi goditjen e fundit nga gjuajtja e lirë më 2 maj 2021, ndërsa deri në shtatë lojtarë të Barcelonës kanë provuar fatin e tyre deri më tani këtë sezon.


Memphis Depay kishte shanse më shumë se çdo lojtar tjetër, por në muajt e fundit ai nuk është parë si titullar i garantuar.

Të gjithë thanë se ishte më i mirë se Messi në 'La Masia', por çfarë i ndodhi Victor Vazquezit?
Lexo po ashtu Të gjithë thanë se ishte më i mirë se Messi në 'La Masia', por çfarë i ndodhi Victor Vazquezit?

Lojtarët e Barcelonës kanë ekzekutuar 17 goditje të lira direkt në të gjitha garat, por ata nuk kanë mundur të konvertojnë asnjë prej tyre.

Shtatë lojtarë të ndryshëm

Xavi Hernandez tani është në kërkim të sulmuesit të ri për gjuajtjet e lira. Memphis ka gjuajtur gjashtë dhe Ferran Torres tre, me Philippe Coutinhon, Jordi Alban dhe Ousmane Dembelen që kanë marrë nga dy secili, ndërsa Gerard Pique dhe Ansu Fati të dy provuan fatin e tyre në një rast.

Tifozët 'kryqëzojnë' komentatorin që u tall me Ronaldon në triumfin e Messit me PSG-në në Ligue 1
Lexo po ashtu Tifozët 'kryqëzojnë' komentatorin që u tall me Ronaldon në triumfin e Messit me PSG-në në Ligue 1

Dy goditjet e para direkte të sezonit kundër Athletic Bilbaos dhe Granadas u realizuan nga sulmuesi holandez. Coutinho e kishte provuruar fatin kundër Cadiz, ndërsa Ansu provoi kundër Atletico Madrid.

Memphis pati dy mundësi të tjera kundër Real Madridit dhe Valencias, dhe Coutinho gjuajti kundër Alaves.

Tre goditjet e para të gjuajtjeve të lira të epokës së Xavit janë realizuar nga Alba (dy herë) dhe Pique. Ferran ishte i radhës që provoi kundër Napolit dhe Bilbaos, me Dembelen dhe Memphis që tentuan në ndeshjet e fundit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bundesliga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori