Pse super-agjenti Jorge Mendes është shumë i rëndësishëm për Milanin këtë verë?
Super-agjenti Jorge Mendes do të luajë një rol kyç në transferimet e Milanit verën e ardhshme, duke nisur nga zgjatja e kontratës së Rafael Leaos deri te nënshkrimet e mundshme të Renato Sanches dhe Marco Asensio.
Kuqezinjtë mund të kenë një buxhet prej 300 milionë euro për nënshkrimet e reja nëse Investcorp përfundon blerjen e klubit.
Jorge Mendes ka qenë në bisedime me gjigantët e Serie A për një kohë të gjatë pasi Milani është i gatshëm të vazhdojë kontratën me Rafael Leao sa më shpejt të jetë e mundur.
Mendes së shpejti do të ulet me Paolo Maldinin dhe Ricky Massara dhe të dy palët do të diskutojnë edhe për klientët e tjerë të agjentit portugez.
Renato Sanches i Lille shihet si një zëvendësues i mundshëm për Franck Kessié, i cili ka nënshkruar me Barcelonën si lojtar i lirë gjatë verës.
Shoku i skuadrës së Sanches, Sven Botman do të jetë nënshkrimi i parë i Milanit në 2022-2023 dhe Sanches do të ishte i lumtur të ndiqte shokun e tij të skuadrës në Milano. Kontrata e tij skadon në vitin 2023 dhe ai nuk është i gatshëm të rinovojë.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Mendes së fundmi ka sqaruar se klienti i tij dëshiron një pagë më të ulët se 6-7 milionë euro dhe se bashkimi me Milanin është prioriteti i tij.
Ylli i Real Madridit, Marco Asensio, së fundmi i është bashkuar listës së klientëve të Mendes dhe Milani është ndër kërkuesit e reprezentuesit spanjoll.
Sipas Calciomercato.com, Asensio është objektivi kryesor i Milanit për të forcuar sulmin në krahun e djathtë.
Megjithatë, 26-vjeçari ka marrë një ofertë për të vazhduar kontratën me gjigantët e La Ligës dhe ka kërkuar një kontratë 7 milionë euro në vit nga Milani, i cili do të ofrojë vetëm 5 milionë euro në sezon./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPak para ndeshjes me Kosovën, lojtarët rumunë kishin një vizitë befasuese
Kushtrim Mushica përzgjedh formacionin e tij të preferuar të Kosovës për ndeshjen ndaj Rumanisë
Real Madridi i pakënaqur me komentet e Vinicius Jr, Los Blancos tani janë më të hapur për ta larguar
Live Kosovë - Rumani, Dardanët synojnë ta nisin me fitore edicionin e ri të Ligës së Kombeve
Hansi Flick krahasohet me homologun e tij Carlo Ancelotti
Piloti i Formula 1 nuk e 'shijon' makinën, Charles Leclerc aksidenton Ferrarin e tij shumë të shtrenjtë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh