LAJMI I FUNDIT:

Pse LeBron James është tifoz i Liverpoolit – ai mori ftesë nga legjenda e klubit për ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve

Pse LeBron James është tifoz i Liverpoolit – ai mori ftesë nga legjenda e klubit për ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve

LeBron James tregoi edhe një herë mbështetjen e tij të madhe për Liverpoolin teksa festoi fitoren ndaj Villarrealit për të arritur në finalen e Ligës së Kampionëve.

Ylli i LA Lakers reagoi në Twitter për të shprehur emocionin e tij pasi The Reds rezervuan vendin e tyre në shfaqjen e madhe të Parisit më 28 maj.


“Paris, ne po vijmë!”, shkroi ai në Twitter.

A do të marrë pjesë LeBron James në finale?

Jamie Carragher iu përgjigj këtij postimi në Tëitter, dhe iu drejtua drejtpërdrejt nga studioja CBS Sports pas ndeshjes.

“LeBron , nëse dëshiron të vish në Paris, mund të bashkohesh me ne dhe ekipin e CBS dhe mund të jesh mysafiri im”.

“Unë jam në fushë dhe dua që ju të jeni pranë nesh në Paris”.

“Na jep mbështetjen që na nevojitet për të fituar kupën e shtatë evropiane. Eja dhe bashkohu me ne, njeri i madh”, ka thënë legjenda e Liveproolit.

Pse LeBron James është tifoz i Liverpoolit?

LeBron është një tifoz i madh i Liverpoolit, por edhe aksionar i klubit pasi bleu dy për qind të aksioneve në vitin 2011.

Ai është gjithashtu partner i Fenëay Sports Group, ndërkohë që shihet rregullisht i veshur me fanellën e Liverpoolit apo kostumin e klubit.

Ai nuk shihet rregullisht në Anfield, por ka qenë për të parë Liverpoolin duke luajtur. Ai e bëri vizitën e tij të parë në Anfield në tetor 2011, ku pa ndeshjen mes The Reds e Manchester United.

Pas asaj ndeshje, ai u shpjegoi ndjekësve të tij në Twitter se si vizita në Anfield çimentoi dashurinë e tij për klubin.

LeBron ende nuk i është përgjigjur kërkesës së Carragher, por ai mund t’i bashkohet në fushë për finalen e Ligës së Kampionëve më vonë këtë muaj. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Milionerët" shkelin projektin miliardësh të PSG-së: Dortmundi kalon në finalen e Championsit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori