Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, të mërkurën gjatë raportimit në Komisionin për Çështje të Sigurisë së Mbrojtjes, tha se Kosova duhet ta ketë rezervë vullnetare të ushtrisë.
Para anëtarëve të komisionit, ai tha se janë duke punuar për formimin e një ligji të ri për rezervë ushtarake vullnetare.
Përmes këtij ligji, Mehaj tha se do të trajnohen rreth 20 mijë persona.
Këtë deklaratë ministri e bëri pasi u pyet nga anëtari i komisionit, Enver Dugolli, për shërbimin e detyrueshëm ushtarak, i cili ka qenë premtim elektoral.
“Së pari ju informoj se përmes punimeve ushtarake ndërlidhet çdo veprim me strategjinë. Përmes nevojës se ndryshimit të strategjisë së sigurisë aty është harmonizuar edhe nevoja shtetërore për shërbim ushtarak, një vlerësim që do të bëhet, por unë e kam parë të arsyeshme që si nevojë të jetë edhe Ligji për Rezervë Vullnetare. E shoh se në të ardhmen Kosova duhet të ketë një rezërve vullnetare prej 20 mijë persona që janë në shërbim përmes nevojave dhe t’i ketë stërvitjet e veçanta brenda vitit”, tha Mehaj.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pati premtuar më 3 shkurt para deputetëve të Kuvendit, se gjatë qeverisjes së tij do ta jetësojë shërbimin ushtarak të detyruar.
Në atë fjalim, shefi i qeverisë pati thënë se do të nisin përgatitjet për shërbimin ushtarak të detyrueshëm në Kosovë.
“Ky shërbim do të jetë në kohëzgjatje 3 mujore, i cili do t’i ndihmojë Forcës së Sigurisë së Kosovës t’i përmbushë detyrat dhe rolin e saj shtesë në fushën e mbrojtjes”, pati deklaruar Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?