Deputeti i Bundestagut, Josip Juratoviq, i cili është edhe kryetar i Komisionit për Ballkanin Perëndimor ka thënë se Serbia nuk mund të ulet më në dy karrige dhe se Rusia po e shfrytëzon në favor të saj pasigurinë në Ballkanin Perëndimor.
Juratoviq thekson se është e nevojshme që Serbia të jetë pjesë e pakos së gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë. I pyetur për marrëveshjen e re të gazit të Serbisë me Rusinë, ai tha se askush nga Evropa nuk do të kritikonte qeverinë aktuale për negocimin e marrëveshjeve të mëtejshme.
“Sanksionet nuk prekin vetëm Rusinë, ato na prekin edhe neve. Serbia duhet të zgjedhë anën e duhur në një farë mënyre dhe të marrë përsipër një përgjegjësi të caktuar”, tha Juratoviq.
Ai thekson se BE-ja duhet të gjejë një sistem që Serbia të arrijë pavarësinë nga gazi rus.
“Gazi është nuk është një çështje vetëm për ngrohjeje, mendoj se askush nga Evropa nuk do ta kritikojë qeverinë aktuale për vazhdimin e negociatave për marrëveshje të mëtejshme, por do të monitorohet nga afër nëse thjesht nuk ka alternativë tjetër apo sepse dëshiron të ulet në dy karrige. Ka ardhur koha për ne në Evropë se nuk mund të jemi më neutralë, por duhet të vendosim se cilën anë të mbajmë”, theksoi ai për N1, përcjell Telegrafi.
Juratoviq thotë se janë të vetëdijshëm se Rusia po e përdor në favor të saj pasigurinë në Ballkanin Perëndimor.
“Lufta është një realitet, nuk është vetëm e kaluara e shekullit të XX-të dhe ne duhet të kujdesemi për sigurinë e BE-së, dhe Ballkani Perëndimor luan një rol të rëndësishëm këtu. Ai nuk është ende pjesë e BE-së, ka ende shumë probleme në rajon, se Ballkani Perëndimor nuk është kërcënim për Evropën”, ka shtuar Juratoviq.
Pak ditë më parë, Bundestagu miratoi dokumentin “Mbrojtja e paqes dhe lirisë në Evropë – mbështetje gjithëpërfshirëse për Ukrainën”. Pjesë e këtij dokumenti është edhe ftesa për Qeverinë e Gjermanisë që të propozojë, brenda institucioneve të BE-së, rishqyrtimin e ndihmës nga fondet e para-anëtarësimit për kandidatët për anëtarësim, të cilët po i shmangen vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.
“Por unë mendoj se Serbia më në fund duhet të vendosë në cilën anë është. Serbia nuk mund të ulet më në dy karrige. Në fund të fundit, nuk është vetëm në interesin e Gjermanisë, mendoj se vetë Putini (Vladimir) funksionon në atë mënyrë dhe mendoj se ai mund të citoj Churchillin, i cili dikur tha – ‘nuk është problem të jesh neutral, është e rëndësishme që të jesh neutral në anën e duhur’”, theksoi deputeti i Bundestagut.
“Në të njëjtën kohë po glorifikohet Putini, i cili ka kundërvlera dhe sulmon vlerat (BE). Nuk ka asnjë qeveri sovrane për t’i kërkuar falje”, shtoi ai.
Juratoviq thotë se ish-kancelarja gjermane Angela Merkel dhe disa politikanë gjermanë i toleruan pikëpamjet e tilla të Vuçiqit dhe e lavdëruan atë si reformator, duke e shpërfaqur atë që po ndodh brenda Serbisë dhe se, nga ana tjetër, ai duhet të jetë i vendosur tani.
Deputeti gjerman thotë se është i mendimit, duke e ditur situatën në Serbi, se Vuçiq dhe “stabilokracia e tij” nuk janë aq të forta sa opozita dhe demokracia është e dobët.
“Liria e medias është gjë në vetë, por ka edhe deficite brenda strukturave demokratike në Serbi. E kam fjalën për opozitën dhe ne duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje kësaj, të forcojmë dhe mundësojmë ato struktura demokratike që janë identike me qëllimet e BE-së”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSB-ja publikon pamjet kur vetura e kapitenit rus hidhet në erë në Krime, ishte pjesë e flotës së Detit të Zi që kreu sulme mbi ukrainasit
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
SHBA paralajmëron Turqinë për liderët e Hamasit
Shpërthime në Rusi, ukrainasit thonë shënjestrojnë arsenalin e ushtrisë së Putinit
Ku qëndrojnë Rusia dhe Ukraina, 1000 ditë pas fillimit të luftës mes tyre?
Fluturimi më i gjatë me aeroplan në botë ku pasagjerët 'do të shikojnë dy lindje dielli' do të nisë në vitin 2026
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian