LAJMI I FUNDIT:

Aksident me fatalitet në rrugën Gjilan-Kamenicë, vdes një 70-vjeçar

Aksident me fatalitet në rrugën Gjilan-Kamenicë, vdes një 70-vjeçar
Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Gjilan – Kamenicë, afër fshatit Ranillug.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin se në aksident janë përfshirë dy automjete, kurse viktima (70-vjeçar) me urgjencë është dërguar në qendrën spitalore në Gjilan, por edhe përkundër ndihmës së ofruar ai ka ndërruar jetë.


“Lëndime ka pësuar edhe pasagjeri që ishte me të në veturë”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit.

“Njësitet e komunikacionit rrugor janë duke i udhëheq hetimet rreth këtij aksidenti të rëndë”, ka shtuar ai./Telegrafi/