LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja: Jemi kampion me 99 për qind, do ta prezantojmë qytetin dhe futbollin kosovar në Evropë

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja: Jemi kampion me 99 për qind, do ta prezantojmë qytetin dhe futbollin kosovar në Evropë

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka thënë pas fitores ndaj Dritës me rezultat 3-2, titulli është shumë afër edhe zyrtarisht.

Tashëm i duhet vetëm edhe një barazim Ballkanit në pesë xhirot e mbetura që të kurorëzohet me titullin e parë në histori.

“Në fakt, me diferencën e pikëve që kishim edhe para kësaj loje, ishim të qetë sepse kemi pasur një ecuri fantastike. Përveç rezultateve që ka qenë vetëm një humbje gjatë kësaj periudhe, loja ka qenë garancia që na jepte siguri më të madhe”.


“Sigurisht që nuk ka mbaruar, por 99.9%, me pesë lojë që kanë mbetur, Ballkani jo vetëm që do ta vazhdojë paraqitjen sa më të mirë, por do të mundohet ta përfaqësojë sa më mirë qytetin dhe futbollin e Kosovës në Evropë”.

“Sinqerisht, është një kënaqësi e shtuar sepse drejtuesit e klubit kanë investuar mirë në cilësi dhe sasi. Meritë kanë gjithë trajnerët që kanë punuar në 3-4 vitet e fundit. Meritë ka stafi që ka punuar, dhe Bekim Isufi që ka qenë në pjesën e parë të sezonit”, ka thënë trajneri Daja.

Ballkani është lider me 69 pikë, 14 më shumë se Drita dhe Gjilani./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol  kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

La Liga
Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Premier League
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Serie A
Joao Felix arrin në Milano, marrëveshja mes klubeve është arritur

Joao Felix arrin në Milano, marrëveshja mes klubeve është arritur

Serie A
Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi

Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi

Ndërkombëtare
Kalo në kategori