LAJMI I FUNDIT:

BE mund t’i vendos sanksione ish-kancelarit gjerman, Gerhard Schroder

BE mund t’i vendos sanksione ish-kancelarit gjerman, Gerhard Schroder

Bashkimi Evropian mund të vendosë sanksione ndaj ish-kancelarit gjerman, Gerhard Schroder për shkak të lidhjeve me qeverinë ruse, tha Michael Roth.

“Fakti që ne duhet të diskutojmë seriozisht sanksionet kundër një ish-kancelari që është bërë lobist rus i energjisë flet shumë për faktin se sa tragjik është rasti i Schroderit”, tha Roth, kryetar i komitetit të politikës së jashtme të parlamentit gjerman.


“BE kontrollon vazhdimisht se kush po merr pjesë në luftë, kush po e justifikon dhe e mbron ose e nënvlerëson atë. Në fund, BE-ja do të vendosë”, tha Roth, anëtar i Partisë Social Demokratike (SPD) që është pushtet në Gjermani, lideri i së cilës ishte Schroderi.

Ky i fundit ka kohë që po përballet me kritika për shkak se nuk dha dorëheqje nga pozitat drejtuese në kompanitë shtetërore ruse të energjisë. Nord Stream dhe Rosneft pas sulmit rus në Ukrainë.

Në një intervistë të fundit për New York Times, ish-kancelari e quajti një gabim luftën, por nuk u distancua nga miku i tij prej kohësh, presidenti rus Vladimir Putin.

Udhëheqësi socialdemokrat Saskia Esken të hënën i kërkoi Schroderit të largohej nga partia, anëtar i së cilës ai ka qenë për gati 60 vjet, shkruan nrd.

Ish-kancelari gjerman që është i afërt me Putinin, Schroder dënon pushtimin rus të Ukrainës
Lexo po ashtu Ish-kancelari gjerman që është i afërt me Putinin, Schroder dënon pushtimin rus të Ukrainës

“Nëse jo tashmë, kapitulli i Schroderit në SPD ka përfunduar përgjithmonë pas kësaj interviste katastrofike me New York Times”, tha Roth.

“Kam dhimbje dhe turp sepse e votova dy herë si kancelar”, tha Roth, duke shtuar se nuk ishte vetëm SPD-ja ajo që barti pasojat, por e gjithë Gjermania.

“Dhe kjo është arsyeja pse i bëj thirrje Schroderit që t’i kursejë kësaj partie disa muaj tortura dhe ta lërë vetë, sepse duhet të ndjejë se nuk është më i kërkuar”, përfundoi Roth. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mbante shpatë në dorë dhe vrau një adoleshent, policja britanike konfrontohet me sulmuesin – kolegët e saj e godasin me elektroshok dhe e prangosin

Mbante shpatë në dorë dhe vrau një adoleshent, policja britanike konfrontohet me sulmuesin – kolegët e saj e godasin me elektroshok dhe e prangosin

Evropa
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Serbia
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori