LAJMI I FUNDIT:

Para me fajde në Tiranë: Borxhi me përqindje që çoi në pranga të riun nga Kosova

Para me fajde në Tiranë: Borxhi me përqindje që çoi në pranga të riun nga Kosova

Një tjetër i hetuar i akuzës ka pranuar përpara gjykatës përfshirjen në skemën e marrjes së parave me përqindje, thënë ndryshe para me fajde.

Qerim Krasniqi 30 vjeç i tha gjyqtares së masave te sigurimit personal Shefkie Demiraj se në marrëveshje i kishte marrë kallzueses 80 mijë euro, por që me përqindje kishin shkuar 170 mijë euro.


I arrestuar menjëherë mbasi hyri në Shqipëri, 30 vjecari u justifikua se borxhin me përqindje e mori nga mikpritësja me synimin për t’i investuar në kriptomonedhë.

Duke përfshirë edhe përqindjet ky borxh sipas tij i shkoi 135 mijë euro. ‘I kam investuar paratë në bursë tek një shtetas nga Maqedonia’- shtoi më tej në dëshmi i riu nga Kosova.

Krasniqi hyri në miqësi me gruan e cila jo vetëm e strehoi në hotel, por edhe u kujdes kur ai u sëmur nga Covidi. Gjatë kësaj miqësie, gruaja u mashtrua dhe sipas saj borxhi ishte vetëm 135 mijë euro që iu kërkua në disa këste.

‘Krasniqi më tha se do m’i kthente paratë sapo t’i hapej llogaria bankare’ – tha gruaja pranë autoriteteve, atëherë kur e kuptoi se ishte gënjyer dhe miku e kishte bërë bllok në telefon.

Qerim Krasniqi përsërit nga ana e tij se edhe ai është mashtruar nga një maqedonas që ja përvetësoi paratë dhe pastaj u zhduk. Dëshmia më e re e tij përpara gjykatës që flet për para me fajde dhe po vlerësohet nga akuza.

Me gjithë pretendimet e parave me fajde deri më tani janë nën hetim vetëm 5 dosje për fajdet, jë proces I cili është I ndaluar nga ligji në vendin tonë. Në njërën prej cështejve I akuzuar Ferdinand Rushi, nën akuzë për vrasje është vendosur gjithashu nën hetim pasuror me argumentin dhe indiciet se policia kishte të dhëna që ai ishte përfshirë në dhënien e parave me fajde.

Rasti më i bujshëm i hetimit të borxheve me përqindje është ai i Shkodrës, mbasi ish-prefekti i Shkodrës Paulin Radovani denoncoi rënien në grackë të dy djemve të tij që morën me fajde me 20 përqind interes një borxh dhe që më pas, ata u kërcënuan familjarisht, raporton tch.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori