LAJMI I FUNDIT:

Mourinho: Interi është më i fortë se Roma, shpresoj të fitojë Scudetton

Mourinho: Interi është më i fortë se Roma, shpresoj të fitojë Scudetton

Jose Mourinho lavdëroi Interin pas fitores ndaj Romës dhe dëshiron që ata të fitojnë Scudetton këtë sezon në Serie A.

Giallorossët kishin 12 ndeshje pa humbje në Serie A përpara këtij humbjes 3-1, të vendosur nga Denzel Dumfries, Marcelo Brozovic dhe Lautaro Martinez, përpara një ngushëllimi të ndjerë për Henrikh Mkhitaryan.

Por, kjo fitore nuk i dhemb Mourinhos, pasi i ka cilësuar Nerazzurrët si skuadër më të mirë.

“Interi është Interi, ata janë skuadra më e mirë në Serie A me lojtarë të shkëlqyer në çdo aspekt, por me gjithë respektin e duhur, ka shumë “kafshë” në skuadrën e tyre – në një mënyrë të mirë!”, ka thënë fillimisht Mourinho tha për DAZN.

Interi fiton me lehtësi derbin ndaj Romës dhe bëhet lider në Serie A
Lexo po ashtu Interi fiton me lehtësi derbin ndaj Romës dhe bëhet lider në Serie A

“Ne kishim nevojë të ishim perfekt sot dhe nuk ishim perfekt. Bëmë mirë, por nuk ishim perfekt. Ishte 0-0 dhe ne patëm atë shansin e madh me goditjen me kokë të Mancinit, 10 sekonda më vonë ata shënuan. Goli i dytë ishte gjithashtu një gol që erdhi pasi humben topin”.

“Kishte mungesë përqendrimi dhe besimi për rreth 10-15 minuta para pushimit. Në pjesën e dytë pësuam një gol nga një ndërprerja që lojtarët e mi dinin mirë ta mbronin, sepse folëm shumë për të”.

“Ne patëm guximin të luanim dhe të vazhdonim. Preferoj të humbas pas tre muajsh kundër një skuadre që është më e fortë se ne, kështu që nuk kam asgjë për të thënë”.

Ky ishte rikthimi i tij i parë në Serie A në Giuseppe Meazza si kundërshtar që nga fitimi i tripletës në vitin 2010 dhe atij iu dha një pritje e ngrohtë, duke mbajtur dorën në shenjë falënderimi gjatë minutave të fundit kur Curva Nord dhe pjesa tjetër e tifozëve u bashkuan për ta kënduar emrin e tij.

Inter 3-1 Roma, notat e lojtarëve
Lexo po ashtu Inter 3-1 Roma, notat e lojtarëve

“Unë e dua Interin, Interi më do mua, por unë dua të fitoj çdo ndeshje. Natyrisht, mund të them tani që nuk do të luajmë më Interin, Milanin, Romën apo Napolin, kështu që tani mund të them se do të doja që Interi të fitonte Scudetton”.

“Nuk mund ta thosha këtë më parë, pasi kjo është puna ime dhe ne paguhemi për të fituar”, përfundoi trajneri portugez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sylvinho bën premtimin e madh për popullin shqiptar për ndeshjen me Spanjën

Sylvinho bën premtimin e madh për popullin shqiptar për ndeshjen me Spanjën

Kombëtarja e Shqipërisë
Trajneri i Kroacisë, Dalic: Ne u copëtuam, u shtypëm dhe u thyem

Trajneri i Kroacisë, Dalic: Ne u copëtuam, u shtypëm dhe u thyem

Kombëtarja e Shqipërisë
Modric e kishte të vështirë ta përballonte barazimin e Kroacisë ndaj Shqipërisë, ishin lojtarët shqiptarë që e ngushëlluan

Modric e kishte të vështirë ta përballonte barazimin e Kroacisë ndaj Shqipërisë, ishin lojtarët shqiptarë që e ngushëlluan

Përfaqësueset
Mbyllet me dramë ndeshja mes Shqipërisë dhe Kroacisë: Sigurojmë pikën e parë në Euro 2024

Mbyllet me dramë ndeshja mes Shqipërisë dhe Kroacisë: Sigurojmë pikën e parë në Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë
Gjasula futet në histori të Kampionatit Evropian me dy rekorde

Gjasula futet në histori të Kampionatit Evropian me dy rekorde

Kombëtarja e Shqipërisë
Çfarë shkruajtën mediat e mëdha pas barazimit të Shqipërisë ndaj Kroacisë

Çfarë shkruajtën mediat e mëdha pas barazimit të Shqipërisë ndaj Kroacisë

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori