Këshilli i Sigurimit (KS) i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) këtë të mërkurë është mbledhur në New York, për të shqyrtuar raportin e radhës së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres rreth punës së UNMIK-ut.
E ky takim nuk do të mbahej fare po të përfillej kërkesa e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasadës Amerikane në Prishtinë, e liderëve politikë në Kosovë për largimin e këtij misioni.
Përfaqësuesi i SHBA-së, Jeffrey DeLaurentis, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në tetor, pati kërkuar që të përmbyllet misioni i UNMIK-ut në Kosovë, pasi “e ka përmbushur qëllimin e tij, që e ka pasur në mandatin origjinal”.
“Ne duhet ta pranojmë këtë realitet dhe të vazhdojmë drejt përmbylljes së misionit të tij”, pati thënë ai.
Një thirrje të tillë e pati ripërsëritur edhe ambasada amerikane në Prishtinë, duke e cituar DeLaurentis.
Ndërsa, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, u pati bërë thirrje anëtarëve të Këshillit të Sigurimit që buxhetin të cilin e shpenzojnë për UNMIK-un ta përdorin për diçka tjetër, më të dobishme.
Roli i UNMIK-ut është zbehur pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe vendosjes së misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX) në vitin 2008.
Megjithatë, ky mision pritet të operojë edhe për një kohë në territorin e Kosovës, pasi për ndryshimin e mandatit të tij duhet një vendim nga Këshilli i Sigurimit.
“Rezoluta 1244 (1999) e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara përcakton mandatin e pranisë ndërkombëtare civile dhe të sigurisë në Kosovë. Çdo rregullim i këtij mandati kërkon një vendim nga Këshilli i Sigurimit”, tha Sanam Dolatshahi, në një përgjigje me shkrim për Telegrafin.
Në këtë fazë ndryshimi apo ndërprerja e mandantit të UNMIK-ut sipas Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, është çështje komplekse dhe nuk varet nga institucionet e Republikës së Kosovës.
Kjo pasi për shfuqizimin e Rezolutës 1244 nga Këshilli i Sigurimit duhen edhe vota e Rusisë dhe Kinës si anëtare të përhershme të OKB-së – shtete këto që janë kundër largimit të UNMIK-ut nga Kosova.
“UNMIK mandatin e saj e ushtron në bazë të Rezolutes 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB. Sikurse ndryshimi i mandatit të këtij misioni apo edhe ndërprerja e të njëjtit mund të ndodh vetëm përmes ndryshimit apo shfuqizimit të Rezolutës 1244 nga vet Këshilli i Sigurimit të OKB, ku duhen edhe votat e Rusisë apo Kinës, apo me kusht që Kina dhe Rusia nuk vendosin të drejtën e Vetos”.
“Në këtë drejtim, në këtë fazë ndryshimi apo ndërprerja e mandatit të UNMIK është një çështje komplekse dhe e ndërlikuar që nuk varet nga institucionet e Republikës së Kosovës”, deklaroi Miftaraj për Telegrafin.
Njëjtë mendon edhe profesori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, i cili thotë se pa u arritur një darkordim mes vendeve anëtare të përhershme në KS, kjo çështje nuk mund të zgjidhet.
“Bota perëndimore konsideron që UNMIK-u e ka përmbushur mandatin e vet, e nuk është e nevojshme që të qëndrojë më tutje. Të njëjtin mendim e ka edhe Kosova. Por, Rusia dhe Kina faktikisht nuk mendojnë kështu”, deklaroi Hajrullahu për Telegrafin.
“Ne e dimë që misioni bazohet në rezolutën 1244 dhe pa pajtimin e vendeve anëtare të përhershme të OKB-së mandati i këtij misioni nuk mund të ndryshohet. Për momentin nuk duket askund në horizont që do të vie deri te një zhvillim i tillë”.
Duke qenë se kryeministri Albin Kurti, ishte kundërshtari më i madh i UNMIK-ut, Telegrafi ka provuar të kontaktojë me Zyrën e Kryeministrit për të marrë një qëndrim të Qeverisë së Kosovës lidhur me këtë çështje, por ka qenë e pamundur.
Nga viti 1999, bazuar në Rezolutën 1244, UNMIK-u ka raportuar mbi situatën në Kosovë në periudha të rregullta tremujore.
Së fundmi, pas kërkesës së diplomatëve kosovarë në Shtetet e Bashkuara dhe mbështetjes së këtij shteti, si dhe të Mbretërisë së Bashkuar, raportimet tani bëhen dy herë në vit.
Mbledhja e fundit e Këshillit të Sigurimit të OKB-së u zhvillua më 15 tetor dhe aty shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, akuzoi institucionet e Kosovës për shkaktimin e tensioneve në komunat në veri të vendit, të banuara me shumicë serbe./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara
Bastisje në Kumanovë, ndalohet një person për posedim të armëve
Haxhiu: Sot në të gjitha shkollat në orën e parë të mësimit do të diskutohet për dhunën në familje
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A