LAJMI I FUNDIT:

Opozita bojkoton edhe raportimin e Albulena Haxhiut në Komisionin për Integrime

Opozita bojkoton edhe raportimin e Albulena Haxhiut në Komisionin për Integrime
Bojkotimi i mbledhjes së Komisionit për Integrime Evropiane nga opozita/ Foto: Ridvan Slivova

Mos votimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për çështjen e energjisë elektrike, në seancën e djeshme të Kuvendit, ka bërë që opozita sot të bojkotojë edhe mbledhjet e Komisioneve Parlamentare.

Pas bojkotit të mbledhjes së Komisionit për Legjislacion, partitë opozitare kanë bojkotuar edhe mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane  ku ishte paraparë raportimi i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.


Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane/ Foto: Ridvan Slivova

Në deklarimin për bojkot, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se s’do të marrë pjesë në votimin e asnjë projektligji pa miratimin e komisionit hetimor.

“Me këtë qasje arrogante të Qeverisë nuk do të marrim pjesë në votimin e asnjë projektligji pa i hapur rrugë komisionit hetimor”, është shprehur ajo.

Se do ta bojkotojnë këtë raportim e tha edhe deputetja e AAKs-, Time Kadrijaj.

“Besoj që ky komision nuk plotëson kushtet dhe nuk votojmë projektligje derisa të formohet komisioni hetimor. Ta përfundojmë këtë mbledhje”, tha Kadrijaj.

Bojkotimi i mbledhjes së Komisionit për Integrime Evropiane nga opozita/ Foto: Ridvan Slivova

Ministrja Haxhiu gjatë largimit nga komisioni ka thënë se në të kaluarën “ka qenë e vështirë që të vinin ministrat në raportim, por tash deputetët s’po pajtohen”.

Ndryshe dje gjatë seancës së Kuvendit, opozita këmbëngulte që Komisioni të formohet, në të kundërtën sipas tyre nuk ka kuptim të marrin pjesë në votime tjera.

Tri partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në votime tjera deri në formimin e Komisionit hetimor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori