LAJMI I FUNDIT:

Dugolli: Derisa Serbia nuk distancohet, ajo është e involvuar në sulmet ndaj policisë në veri

Dugolli: Derisa Serbia nuk distancohet, ajo është e involvuar në sulmet ndaj policisë në veri

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje që është edhe zëvendëskryetar i parë i Komisionit për Çështje të Sigurisë, Enver Dugolli thotë se Serbia nuk ka ndryshuar aspak qëndrimin armiqësor ndaj Kosovës.

“Pas agresionit rus në Ukrainë, qëndrimi i Serbisë ndaj Kosovës ka marrë një dimension tjetër. Të gjithë e dënuan agresionin rus ndaj Ukrainës, derisa Serbia është ndër të paktat shtete në botë që ende nuk vendosin sanksione ndaj Rusisë”, tha ai në në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.


Dugolli thotë se nuk ka asgjë të re në lidhje me ndikimin e Serbisë te strukturat kriminale që veprojnë në veri të Kosovës.

“Serbia i kontrollon dhe suporton strukturat paralele në veri të Kosovës. Serbia madje ka bashkëpunim me persona si Veselinoviqi e Radojçiqi që kanë rekorde kriminale. Ajo e di saktë se ku gjenden këta persona. Derisa Serbia ende nuk është distancuar nga këto sulme ndaj Policisë së Kosovës, ajo në një mënyrë apo tjetër është e involvuar në sulmet ndaj policisë”, deklaroi deputeti i shumicës, përcjell Telegrafi.

Zëvendëskryetari i parë i Komisionit për Çështje të Sigurisë, thotë se Qeveria e Kosovës ka ngushtuar rrugët e kontrabandës në veriun e Kosovës duke shënuar sukses në këtë drejtim.

Mushkolaj: Vuçiqit nuk i kanë konvenuar sulmet ndaj Policisë së Kosovës
Lexo po ashtu Mushkolaj: Vuçiqit nuk i kanë konvenuar sulmet ndaj Policisë së Kosovës

Dugolli ka bërë lëvdata për ministrin e  Brendshëm, Xhelal Sveçla për drejtimin e MPB-së.

“Sa herë bëhen aksione në veri, Sveçla nuk bën sehir sikurse ministrat paraprak, ai merr pjesë në vendin e ngjarjes”, deklaroi tutje Dugolli./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori