LAJMI I FUNDIT:

‘Jemi ndier të plaçkitur në shtëpinë tonë’ – Xavi flet për humbjen nga Eintrachti dhe numrin e madh të tifozëve mysafirë

‘Jemi ndier të plaçkitur në shtëpinë tonë’ – Xavi flet për humbjen nga Eintrachti dhe numrin e madh të tifozëve mysafirë
(Foto: Screenshot/Twitter/FC Barcelona/B/R Football)

Xavi thotë se Barcelona është ndier e plaçkitur në shtëpinë e vet, në humbje e të enjtes nga Eintracht Frankfurti në Ligën e Evropës.

Blaugranët u mposhtën në Camp Nou dhe u eliminuan nga gara falë një paraqitjeje mbresëlënëse nga skuadra gjermane, e cila mbështetej nga një përqindje shumë më e madhe e tifozëve që lejohen rëndom në terrenet mysafire.


Është raportuar se dhjetëra mijëra tifozë mysafirë ishin të pranishëm në Barcelonë, ashtu që Xavi e ka përsëritur se ka qenë presion për lojtarët e tij dhe ka pasur ndikim psikologjik.

“Lojtarët nuk janë ndier sikur po luajnë në shtëpi. Nuk është arsyetim, mirëpo atmosfera në kushtëzoi. Nuk ishim komodë. Kisha një ndjenjë të keqe që nga momenti që hipëm në autobus në hotel dhe ne nuk ndiheshim si në shtëpi”.

Xavi çmendet se si 30 mijë shikues mysafir ishin në ‘Camp Nou’ – ai kërkon hetim nga klubi se si arritën gjermanët të marrin bileta
Lexo po ashtu Xavi çmendet se si 30 mijë shikues mysafir ishin në ‘Camp Nou’ – ai kërkon hetim nga klubi se si arritën gjermanët të marrin bileta

“Ata po hidhnin gjithçka ndaj nesh, (lojtarët) as nuk mund të hynin në tunel. Pastaj që në minutën e parë ua dhuruam një penallti. Ishte një mbrëmje fatale në çdo kuptim, sportiv dhe institucional. Filloi keq dhe përfundoi keq. Ndihesh i plaçkitur në shtëpinë tënde”, ka thënë trajneri në një konferencë për shtyp.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka kërkuar falje për shkak të pranisë së numrit të madh të tifozëve mysafirë, ndërsa Xavi ka thënë se pret të mësojë se pse ka ndodhur ky lëshim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori