LAJMI I FUNDIT:

Diego Simeone vs Pep Guardiola: Nga lëvdatat para ndeshjeve, te hidhërimet pas saj

Diego Simeone vs Pep Guardiola: Nga lëvdatat para ndeshjeve, te hidhërimet pas saj

Diego Simeone dhe Pep Guardiola lavdëruan njëri-tjetrin përpara ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndërmjet Atletico Madridit dhe Manchester Cityt, por përfunduan duke u përplasur me njëri-tjetrin me komente të hidhura.

Pas fitores 1-0 të Manchester Cityt në fushën e vet, Guardiola përdori fjalën ‘parahistorike’ për t’iu referuar formacionit 5-5-0 që Simeone zgjodhi në ndeshjen e parë.


Atletico u mbrojt thellë në përpjekjen e tyre për të siguruar një rezultat të mirë përpara ndeshjes së dytë në Wanda Metropolitano.

Para duelit në Madrid, Simeone tregoi shqetësimin e tij për kritikat e Guardiolës.

“Unë stërvitem që nga viti 2005 dhe nuk kam treguar mungesë respekti kurrë ndaj një kolegu profesionist”, kishte thënë argjentinasi.

Manchester City befasoi shumë me qasjen në mbrojtje në pjesën e dytë të duelit në kryeqytetin spanjoll, por arriti të ruante portën dhe të siguronte kualifikimin në gjysmëfinale.

“Shumë herë ata që kanë një leksikon të madh janë shumë inteligjentë dhe arrijnë t’ju lavdërojnë me përbuzje, por ata prej nesh që kanë më pak leksik nuk janë budallenj,” kishte thënë Simeone pas ndeshjes në Wanda Metropolitano.

Kjo ka ndodhur tashmë me Jurgen Klopp

Situata mes Pep Guardiolas dhe Diego Simeones të kujton problemet që argjentinasi pati me Klopp në ndeshjen mes Atleticos dhe Liverpoolit disa vite më parë.

Klopp lavdëroi Atleticon para ndeshjes së parë, por ai shprehu shqetësimin e tij për stilin e tyre të lojës pas humbjes së ndeshjes së kthimit në ‘Anfield Road’, ku Atletico kaloi tutje.

Dy skuadrat janë përballur edhe këtë sezon, ku dy trajnerët që nuk janë përshëndetur para ndeshjes, dhe nuk kanë folur për filozofitë e njëri-tjetrit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori