Përgatiti: Bajram Karabolli
Horhe Luis Borhes (Jorge Luis Borges) vizitoi Meksikën tri herë: më 1973, 1978 dhe 1981. Jo vetëm që këto udhëtime frymëzuan disa histori dhe ese te autori, por ai u takua edhe me Huan Rulfon (Juan Rulfo). Domethënë, një nga më të mëdhenjtë e letërsisë së vendit të tij. Shtrënguan duart.
RULFO: Mjeshtër, unë jam Rulfo. Sa mirë që na erdhët! Ju e dini se sa shumë ju vlerësojmë dhe admirojmë.
BORHES: Më në fund, Rulfo. Unë nuk mund të shoh më një vend, por mund ta dëgjoj*. Dhe, dëgjoj e ndjej shumë përzemërsi. Tashmë e kisha harruar dimensionin e vërtetë të këtij zakoni të madh. Por, mos më quani Borhes e aq më pak “maestro”, më quaj Horhe Luis.
RULFO: Sa i sjellshëm! Atëherë, edhe ju më thërrisni Huan.
BORHES: Do të jem i sinqertë: më pëlqen Huan më shumë se Horhe Luis, ka vetëm katër shkronja, emër kaq i shkurtër dhe kaq i thjeshtë. Shkurtësia ka qenë gjithmonë një nga preferencat e mia.
RULFO: Jo, jo, nuk është ashtu. Huan mund të jetë kushdo, por Horhe Luis është vetëm Borhesi.
BORHES: Si përherë, jeni tejet i kujdesshëm. Më thoni, si keni qenë kohët e fundit?
RULFO: Si kam qenë?! Hëm? Pothuaj duke vdekur.
BORHES: Pra, nuk qenkeni aq keq.
RULFO: Pse, nga e dini?
BORHES: Don Huan, imagjinoni, ç’fatkeqësi do të ishte, nëse do të ishim të pavdekshëm.
RULFO: Po, keni të drejtë. Se, pastaj, do të shikonim të kalonin para nesh të vdekurit, sikur të qenkëshin të gjallë,
BORHES: Huan, do t’ju them një sekret. Gjyshi im, gjenerali, thoshte se nuk quhej Borhes, se emri i tij i vërtetë ishte tjetër, ishte sekret. Unë dyshoj se quhej Pedro Páramo**. Pra, siç e shikoni, unë jam një ribotim i asaj që ju keni shkruar mbi ata nga Komala.
RULFO: Oh, tani mund të vdes vërtet, tërë kënaqësi.
________
*Kini parasysh se Borhesi ishte gjysmë i verbër.
**Pedro Páramo – romani i Huan Rulfos.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Viti 1932: Fundi tragjik i qëndistares së flamurit të Pavarësisë

Në betejën ku u vra Ibe Palikuqi, asnjë gjerman nuk duket!
“Sarajevo Safari”, dokumentari i polemikave: Qyteti ku njerëzit vriten për qejf

Papa në geto - fragment nga autobiografia e Françeskut

FUNDI I BOTËS SË FUNDIT

A e shpëtoi Yoko Ono grupin Beatles?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

E kundërta nga ajo që thuhet prej Real Madridit, mediumi spanjoll shfaq 19 "gabimet" nga të cilat përfituan Los Blancos

Deklarata skandaloze e gjyqtarit të VAR-it që nxiti reagimin brutal të Realit para finales

Navas 'poshtëron' Laportan, refuzoi Barcelonën dhe i dërgon një mesazh Florentino Perezit

Ngritet çmimi i bukës në Gjakovë – qytetarët të shqetësuar për koston e jetesës

Misteri i vrasjes së rreshterit Muhamed Lika, thellohen hetimet

Aeroplanë luftarakë, njësi snajperësh dhe jo vetëm – zbulohen detaje të ‘operacionit të madh të sigurisë’ për funeralin e Papa Françeskut