LAJMI I FUNDIT:

Abramovichit i konfiskohet vila 108 milionë euroshe në Francë

Abramovichit i konfiskohet vila 108 milionë euroshe në Francë

Autoritetet franceze i sekuestruan vilën Roman Abramovichit në jug të Francës, e cila më parë i takonte Dukës dhe Dukeshës së Windsorit.

Chateau de la Crow ndodhet në një nga pjesët më prestigjioze të rivierës franceze – Cap d’Antibes – dhe agjentët lokalë të pasurive të paluajtshme vlerësojnë se kushton rreth 108 milionë euro.

E ndërtuar në vitin 1926, vila luksoze ka mbi një duzinë dhoma gjumi, tetë banja dhe ka 12 hektarë pyll dhe lëndina, vetëm pak metra larg Detit Mesdhe, raporton dailymail.


Abramovich shpenzoi rreth 45 milionë euro për restaurimin e kështjellës pasi e bleu atë në vitin 2001, duke ndërtuar një pishinë 15 metra në çati dhe duke instaluar një palestër masive dhe teatër në shtëpi.

Por përpara se Abramovich ta blinte atë, pasuria e pabesueshme u përdor si një shtëpi pushimi nga ish-mbreti anglez Edward VIII dhe Duka dhe Dukesha e Windsorit.

Kështjella është një nga 12 pronat e oligarkut rus Roman Abramovich të sekuestruara nga autoritetet franceze për lidhjet e dyshuara me Vladimir Putinin.

Një pjesë e një operacioni në shkallë të gjerë në të cilin më shumë se 24 miliardë euro para, pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të oligarkëve rusë janë konfiskuar ose ngrirë javët e fundit është sekuestruar, konfirmoi Ministria Franceze e Çështjeve Ekonomike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Evropa
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael

Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael

Azia
A e dini pse nën shkurtesën NATO shkruan edhe OTAN?

A e dini pse nën shkurtesën NATO shkruan edhe OTAN?

Evropa
Hamasi thotë se kërkesat e ashpra të Netanyahut për marrëveshje çuan në vdekjen e pengjeve

Hamasi thotë se kërkesat e ashpra të Netanyahut për marrëveshje çuan në vdekjen e pengjeve

Azia
Gazeta më e madhe franceze, Le Monde për vizitën e Macronit në Beograd: Ai nuk foli për nxitjen e trazirave në Kosovë nga Vuçiqi

Gazeta më e madhe franceze, Le Monde për vizitën e Macronit në Beograd: Ai nuk foli për nxitjen e trazirave në Kosovë nga Vuçiqi

Evropa
Vuçiq ia ndërprenë disa herë fjalimin homologut malazez në Pragë, Millatoviqit i thotë se gjuha e tij është serbishtja

Vuçiq ia ndërprenë disa herë fjalimin homologut malazez në Pragë, Millatoviqit i thotë se gjuha e tij është serbishtja

Serbia
Kalo në kategori