LAJMI I FUNDIT:

Oliver Kahn sqaron të ardhmen e Lewandowskit pas shumë thashethemeve kohëve të fundit

Oliver Kahn sqaron të ardhmen e Lewandowskit pas shumë thashethemeve kohëve të fundit

Me Barcelonën që duket jashtë garës për të nënshkruar me Erling Braut Haaland, thashethemet janë përhapur në javët e fundit se klubi katalunas do të përpiqet të sjellë në klub sulmuesin polak Robert Lewandowski.

Padyshim që pasojat te Bayern Munich do të jenë të konsiderueshme pas eliminimit të tyre në Ligën e Kampionëve, ashtu siç do të ishte në çdo klub ‘elitar’.


Megjithatë, para ndeshjes, drejtori i klubit dhe portieri legjendar, Oliver Kahn foli për Amazon Prime për atë stuhi transferimi.

TVP Sport: Lewandowski ka arritur marrëveshje me Barcelonën
Lexo po ashtu TVP Sport: Lewandowski ka arritur marrëveshje me Barcelonën

“Me sa duket ka një garë për të parë se kush mund të dalë me marrëzitë më të mëdha për Robert Lewandowski. Definitivisht, Robertin do ta kemi me vete sezonin e ardhshëm”.

“Është shumë e rëndësishme të përmendet se ne kemi një kontratë me të që është e vlefshme për sezonin e ardhshëm. Nëse ka diçka për të thënë, ne do ta bëjmë këtë”.

Në përgjithësi, Kahn dukej se i gjithë sugjerimi ishte absurd. Disa nga historitë që rrethonin Lewandowski ishin fokusuar në faktin se ai ishte i pakënaqur me hezitimin e Bayernit për të filluar diskutimin e një kontrate të re me të, por Kahn e hodhi poshtë plotësisht edhe këtë ide.

“Klubi nuk është i çmendur dhe nuk po diskuton transferimin e një lojtari që shënon nga 30 deri në 40 gola në sezon. Ne kemi një kontratë me Robertin. Ne kemi thënë gjithmonë se do të fillonim bisedat, e bëmë këtë pak kohë më parë”, përfundoi drejtori i Bayernit.

Lewandowski ka një kontratë në Mynih deri në vitin 2023, në atë moment do të jetë 34 vjeç dhe duket se ai dëshiron të paktën edhe një kontratë të madhe në nivelin më të lartë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Kalo në kategori