LAJMI I FUNDIT:

TVP Sport: Lewandowski ka arritur marrëveshje me Barcelonën

TVP Sport: Lewandowski ka arritur marrëveshje me Barcelonën

Robert Lewandowski thuhet se ka informuar Bayern Munich se nuk do të nënshkruajë kontratë të re me klubin dhe ka rënë dakord për kushtet me Barcelonën.

Marrëveshja aktuale e sulmuesit me klubin skadon në verën e vitit 2023 dhe ai ka qenë i lidhur me një lëvizje te katalunasit në javët e fundit.


Kanali televiziv polak TVP Sport ka raportuar se 33-vjeçari i ka thënë drejtorit ekzekutiv të klubit dhe portierit legjendar Oliver Kahn se ai planifikon të largohet nga klubi dhe ka rënë dakord për kushtet personale me Blaugranasit.

Barcelona përgatit marrëveshje shkëmbimi me Bayernin për Lewandowskin, derisa ka edhe një opsion rezervë
Lexo po ashtu Barcelona përgatit marrëveshje shkëmbimi me Bayernin për Lewandowskin, derisa ka edhe një opsion rezervë

Thuhet se ‘të gjitha kushtet e kontratës janë rënë dakord’ dhe se Bayern Munich tashmë po përgatitet për epokën pa polakun.

Nuk do të dukej asnjë arsye që skuadra gjermane të mos dëshironte të nënshkruajë me Lewandowskin me një kontratë të re, veçanërisht pasi ai ka shënuar 46 gola në 40 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.

Ndonëse raportimi i mediumit polak thotë se zyrtarët e Bayernit janë ‘ngurrues’ për të nisur bisedimet për një marrëveshje të re dhe se përfaqësuesit e sulmuesit janë ‘të zhgënjyer’ nga hezitimi i tyre.

Barcelona i ka ofruar Robert Lewandowskit një kontratë mahnitëse katërvjeçare
Lexo po ashtu Barcelona i ka ofruar Robert Lewandowskit një kontratë mahnitëse katërvjeçare

Nëse Lewandowski do të bënte lëvizjen, thuhet se ai do të bëhej lojtari i parë polak që do të përfaqësonte ndonjëherë Barcelonën.

Gjigantët spanjollë janë të vendosur të bëjnë një nënshkrim të madh këtë verë, megjithëse mund të rezultojë e vështirë për të nënshkruar me lojtarin këtë verë – një vit para përfundimit të kontratës së tij, ku ai më pas do të ishte i disponueshëm pa paguar asnjë cent. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori