LAJMI I FUNDIT:

Kishte filluar lidhjen e fshehtë me Rita Orën, David dhe Victoria Beckham e dërguan djalin e tyre në New York për ta mbajtur larg saj

Kishte filluar lidhjen e fshehtë me Rita Orën, David dhe Victoria Beckham e dërguan djalin e tyre në New York për ta mbajtur larg saj

Brooklyn Beckham, djali i çiftit të fuqishëm David dhe Victoria Beckham, ka punuar si futbollist, model, fotograf dhe kuzhinier.

Ai do të kurorëzohet me të fejuarën Nicola Peltz, në një dasmë gjigante, ku të ftuar do të jenë yje të shumtë si: Gordon Ramsay, Gigi Hadid dhe Nicole Richie, shkruan The Sun.


Por në të kaluarën, Brooklyn Beckham është përfolur se ishte në lidhje me shumë femra gjatë kohës kur u rrit në qendër të vëmendjes si djali i një çifti të famshëm ndërkombëtar.

Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz (Foto: Rex)

Që në moshën 15-vjeçare, djali i futbollistit David dhe ish-këngëtares Victoria ka qenë i lidhur me modele, aktore dhe këngëtare përpara se të takonte gruan e tij të ardhshme Nicola.

Hana Cross, Alex Lee Aillon, Lexy Panterra, Lexi Wood, Madison Beer, Afton McKeith, Sofia Richie, Sonia Ben Ammar dhe Chloe Grace Moretz, janë vetëm disa nga femrat e famshme me të cilat Brooklyn ka dalë në të kaluarën.

Pjesë e kësaj liste mendohet të ketë qenë edhe këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora.

Rita Ora (Foto: Getty Images)

Këngëtarja Rita Ora dhe djali i madh i Beckhamit thuhej se ishin në një lidhje të shkurtër në kohën kur ai ishte 18 vjeç dhe ajo 26.

Me sa duket, ata u takuan në fshehtësi dhe shkëmbyen shumë mesazhe flirti – megjithatë, të gjithave iu erdhi fundi kur prindërit e tij të famshëm e morën vesh.

Brooklyn Beckham duket në gjendje tejet të lodhur vetëm dy ditë para dasmës së tij
Lexo po ashtu Brooklyn Beckham duket në gjendje tejet të lodhur vetëm dy ditë para dasmës së tij

Duke pasur parasysh se Rita më parë ishte në lidhje me mikun e ngushtë të familjes, Dave Gardner, David mësohet të ketë qenë shumë i tërbuar kur mësoi për lidhjen e fshehtë.

Si rezultat, Victoria dhe bashkëshorti David e ndaluan Brooklynin të takohej me Ritën, aq sa e dërguan atë të jetonte në New York për ta mbajtur atë larg këngëtares.

Rita Ora tani është në lidhje me regjisorin Taika Waititi (Foto: Getty Images)

Ndërkohë, është njoftuar se dasma e Brooklynit dhe Nicolan ka kushtuar rreth tre milionë funte (3.5 milionë euro).

Vendi i zgjedhur për dasmën është një rezidencë e familjes Peltz në Palm Springs, Florida. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet bashkëshorti i ish-banores së Big Brother, Françeska Muratit

Zbulohet bashkëshorti i ish-banores së Big Brother, Françeska Muratit

Magazina
Kënga e Luiz Ejllit dhe Getoar Selimit e kopjuar? Melodia dhe skenografia janë krejtësisht të ngjashme me një këngë turke

Kënga e Luiz Ejllit dhe Getoar Selimit e kopjuar? Melodia dhe skenografia janë krejtësisht të ngjashme me një këngë turke

Magazina
“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

Magazina
Fejohet këngëtarja Engjëllusha Salihu

Fejohet këngëtarja Engjëllusha Salihu

Magazina
I penduar, Meriton Mjekiqi i kërkon falje publike ish-banores së Big Brother VIP Albania

I penduar, Meriton Mjekiqi i kërkon falje publike ish-banores së Big Brother VIP Albania

Magazina
Habit Blero: Intervistën me Afronën e bëra për inat të ish-të dashurës time

Habit Blero: Intervistën me Afronën e bëra për inat të ish-të dashurës time

Magazina
Kalo në kategori