LAJMI I FUNDIT:

Macron thotë se bisedat telefonike me Putinin janë cinike

Macron thotë se bisedat telefonike me Putinin janë cinike

Pak para raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë të dielën, presidenti aktual i këtij vendi, Emmanuel Macron, mbrojti bisedimet me homologun rus Vladimir Putin.

“Ky rol i dialogut me presidentin rus nuk më shpërblen”, tha Macron duke u munduar të arsyetojë bisedat e shpeshta telefonike me presidentin para dhe pas fillimit të agresionit në Ukrainë.

Ai kaloi, siç thotë ai, orë të tëra në bisedime me kreun e shtetit rus.


“Çdo diskutim karakterizohet nga cinizëm, nuk është kurrë kënaqësi”, tha Macron, i cili i përshkroi bisedimet me Putinin si “detyrë” e tij.

Francezi shtoi se fundin e luftës në Evropë e sheh vetëm në mes të majit “Bisedimet me Putinin nuk janë të kota, por të dobishme për përgatitjen e paqes”, shtoi Macron. /Telegrafi/