LAJMI I FUNDIT:

Man Utd do të ndahet përfundimisht me gjashtë lojtarë këtë verë

Man Utd do të ndahet përfundimisht me gjashtë lojtarë këtë verë

Manchester Unitedi është gati të humbasë gjashtë lojtarë në fillim të afatit kalimtar të verës, pasi skadojnë kontratat e tyre.

Djajtë e Kuq po bëjnë plane për të riformuar skuadrën për menaxherin e ri të mundshëm Erik ten Hag.


Sipas mediumit The Mirror, Unitedi do të lejojë gjashtë lojtarë, kontratat e të cilëve u skadojnë, të largohen gjatë verës.

Si do ta ndryshojë Erik ten Hag skuadrën e Manchester Unitedit – formacioni i mundshëm për sezonin e ri
Lexo po ashtu Si do ta ndryshojë Erik ten Hag skuadrën e Manchester Unitedit – formacioni i mundshëm për sezonin e ri

Këta lojtarë janë Paul Pogba, Jesse Lingard, Edinson Cavani, Juan Mata, Tahith Chong dhe Lee Grant.

Nuk do të ketë asnjë përpjekje për të bindur asnjërin nga këta lojtarë të rinovojë, pasi Unitedi është i lumtur të heq pagat e tyre nga librat financiar, për një rindërtim të skuadrës gjatë verës.

E ardhmja e Cristiano Ronaldos është gjithashtu e pasigurt, me Unitedin që duket se do të humbasë vendin e katërt dhe futbollin e Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Edhe e ardhmja e Marcus Rashford mbetet në dyshim. Por, Unitedi i ka thënë skuadrës se ata lojtarë që mbeten nën kontratë nuk do të lejohen të largohen, për shkak të atyre që tashmë largohen me skadimin e kontratave.

Man Utd identifikon anglezët Kane dhe Rice si transferime ëndrrash gjatë verës
Lexo po ashtu Man Utd identifikon anglezët Kane dhe Rice si transferime ëndrrash gjatë verës

Të tjerë, si Anthony Martial, Donny van de Beek, Dean Henderson, Phil Jones, Axel Tuanzebe dhe Eric Bailly janë nën kontratë, por mund të duan të largohen ose huazohen për të fituar diku kohë të rregullt të lojës.

Unitedi ka të ngjarë të lërë disa prej tyre të shkojnë, por nëse do të ndodhin më shumë largime varet tërësisht nga planet e trajnerit të tyre të ri dhe sa lojtarë mund të sjellin në klub. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori