LAJMI I FUNDIT:

Si do ta ndryshojë Erik ten Hag skuadrën e Manchester Unitedit – formacioni i mundshëm për sezonin e ri

Si do ta ndryshojë Erik ten Hag skuadrën e Manchester Unitedit – formacioni i mundshëm për sezonin e ri
(Fotomontazh: Twitter/Getty Images)

Derisa Manchester Unitedi po i afrohet nënshkrimit me Erik ten Hag në postin e trajnerit të ardhshëm, fokusi është te afati kalimtar veror dhe mënyra si mund ta përmirësojë holandezi skuadrën.

Djajtë e Kuq do ta mbyllin një tjetër sezon pa trofe dhe janë prapa në garën për një vend në Ligën e Kampionëve.


Trajneri aktual i Ajaxit është favorit për ta marrë drejtimin e Unitedit dhe duhet të bëjë ndryshime të dukshme në Old Trafford.

Portieri

(Foto: Getty Images/Daily Mail)

Skuadra ka nevojë për përforcime në pozita të ndryshme, mirëpo David de Gea do ta ruajë vendin e startuesit edhe nën drejtimin e Ten Hag.

Ndërsa mund të ndodhë një ndryshim në pozitën e portierit të dytë, meqë situata e Dean Henderson është e paqartë dhe portieri i RB Salzburgut, Philipp Kohn, është opsion në listën e transferimeve.

Ten Hag nuk i mohon bisedimet me klubet e tjera: Manchester United është një klub i madh
Lexo po ashtu Ten Hag nuk i mohon bisedimet me klubet e tjera: Manchester United është një klub i madh

Mbrojtja

(Foto: Instagram/jurrientimber)

Klubi synon ta transferojë një mbrojtës të nivelit të lartë, për shkak të kritikave të shumta ndaj kapitenit Harry Maguire. Mediat holandeze e kanë lidhur mbrojtësin e Ajaxit, Jurrien Timber, edhe pse akoma nuk është në kategorinë e lojtarëve të klasit botëror.

Raphael Varane do ta ruajë vendin e tij, derisa Aaron Wan-Bissaka dhe Alex Telles do të vazhdojnë të jenë në krahët e mbrojtjes.


Skuadra e mundshme e Manchester Unitedit në sezonin 2022/2023

Formacioni startues (4-2-3-1): David De Gea; Diogo Dalot, Jurrien Timber, Raphael Varane, Luke Shaw; Declan Rice, Kalvin Phillips; Arnaut Danjuma, Bruno Fernandes, Jadon Sancho; Harry Kane.

Banka rezervë: Philipp Kohn, Aaron Wan-Bissaka, Harry Maguire, Victor Lindelof, Alex Telles, Fred, Anthony Elanga, Marcus Rashford, Donny van de Beek.


Mesfusha

(Foto: Instagram/declanrice)

Partneriteti i Fred dhe Scott McTominay në qendër të mesfushës nuk i ka bindur tifozët e Unitedit, derisa Paul Pogba pritet të largohet si transferim i lirë.

The Telegraph raporton se klubi po angazhohet për Declan Rice (West Ham United), derisa sipas Manchester Evening News, Kalvin Phillips (Leeds United) është një shenjestër.

Sulmi

(Fotomontazh: Daily Mail)

Po ashtu, ka shumë dyshime, me veteranët Cristiano Ronaldo dhe Edinson Cavani në mesin e atyre që mund të largohen. Edhe Marcus Rashford është duke menduar për të ardhme, kurse Jesse Lingard po ashtu mund të largohet.

Sportsmail mëson se Arnaut Danjuma (Villarreal) është lojtari që po monitorohet. Donny van de Beek (Everton) pritet të kthehet nga huazimi, megjithëse Bruno Fernandes që e ka vazhduar kontratën deri në vitin 2026, do të mbetet në rolin e tij.

Jadon Sancho shpreson ta forcojë angazhimin në vendin e tij përpara Anthony Elangas, derisa pozita e qendërsulmuesit është prioritet. Sipas The Telegraph, ylli i Tottenham Hotspur, Harry Kane, është shënjestra kryesore.

Banka rezervë

Meqenëse në sezonin e ardhshëm në Ligën Premier do të lejohen pesë zëvendësime, nëntë futbollistë do të mund të qëndrojnë në bankën rezervë.

Banka e mundshme rezervë e Manchester Unitedit: Philipp Kohn, Aaron Wan-Bissaka, Harry Maguire, Victor Lindelof, Alex Telles, Fred/Scott McTominay, Anthony Elanga, Donny van de Beek, Marcus Rashford.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman

U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman

Premier League
Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori