Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi thotë se është e vështirë të mendohet se procesi i përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit do të kthehet në pikën zero.
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) të mërkurën ka propozuar për Kryeprokuror të Shtetit, Blerim Isufajn.
Ankesë ndaj vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, tashmë është paralajmëruar, të paktën nga njëri prej këtyre kandidatëve, e ai është Shqipdon Fazliu.
Ndaj procedurës së përzgjedhjes së kandidatit për Kryeprokuror të Shtetit, kanë reaguar organizatat joqeveritare që mbikëqyrin punën e sistemit prokurorial të Kosovës, Instituti i Kosovës për Drejtësi, Grupi për Studime Juridike dhe Politike, si dhe Lëvizja “Fol”.
Kritika ndaj këtij procesi kanë shprehur edhe ambasadorët e Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë në Kosovë, si dhe zyrtarët e Bashkimit Evropian.
Mirëpo, ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini thotë se është e çuditshme që askush nuk po ankohet për rezultatin, derisa të gjithë po ankohen për procesin.
“Cilët janë mekanizmat matës që shoqëria civile i ka përdorur për të konstatuar se procesit i ka munguar integriteti. A ka qenë mungesa e transparencës? Shoqëria civile tha që nuk ka qenë kjo. Transparenca garanton një monitorim të drejtpërdrejt. 11 profesionistët e kanë vlerësuar procesin, dhe të 11-ët e kanë dhënë votën me unanimitet”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Selimi thotë se procesi nuk mund të kthehet në pikën zero.
“Unanimiteti i votës tregon se aspekti juridiko-formal është plotësuar në tërësi. Aspektet abstrakte që lidhen me integritetin mund të vlerësohen ndryshe. Unë mund ta vlerësoj ndryshe, derisa të tjerët mund të kenë pikëpamje tjera”, deklaroi tutje Selimi./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
"Kosova mund të zbatojë njëanshëm Marrëveshjen e Brukselit", analistët: Deklaratat e presidentes, produkt i presionit ndërkombëtar
Aksident mes tri veturave në Ferizaj, pesë të lënduar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën