LAJMI I FUNDIT:

Goditeni Putinin dhe Kadyrovin me “duart” e Elon Muskut

Goditeni Putinin dhe Kadyrovin me “duart” e Elon Muskut

Ukrainasit publikuan një video-lojë në stilin e viteve 1990, e cila lindi nga qëllimi i Elon Musk për të marrë pjesë në luftën me Vladimir Putinin.

Zhvilluesit nga Ukraina kanë krijuar tani një lojë në të cilën një lojtar mund të mposht presidentin rus Vladimir Putin, si dhe udhëheqësin çeçen Ramzan Kadyrov.

Rolin kryesor e luan Elon Musk – miliarderi amerikan dhe president i Tesla dhe SpaceX. Luftimet po zhvillohen në Mariupol. Loja ka edhe muzikë shoqëruese, me një këngë të interpretuar nga Andrej Klivnjuk – drejtuesi i grupit Boombox.


Musk tallet me udhëheqësin çeçen Kadyrov rreth "rrahjes" me Putinin
Lexo po ashtu Musk tallet me udhëheqësin çeçen Kadyrov rreth "rrahjes" me Putinin

Ideja për këtë lojë lindi pasi Elon Musk sfidoi Putinin në një duel në një luftë të vetme në mes të marsit. Megjithatë, në vend të Putinit, Kadyrov iu përgjigj amerikanit, e më pas kreut të Roscosmos, Dmitry Rogozin.

Më parë, në Ukrainë u krijua një lojë me të cilën lojtarët mund të bllokojnë punën e faqeve ruse që lidhen me ushtrinë ruse. /Telegrafi/