Luftë titanësh: Kush çfarë tha në përplasjen Musk, Altman dhe Nadella pasi Trump njoftoi projektin 500 miliardë dollarësh për ‘Al’

Elon Musk ka përdorur rrjetin e tij social X për të thumbuar Sam Altman pasi presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi një kompani të përbashkët me OpenAl, Oracle dhe SoftBank.
Trump njoftoi Stargate, një projekt investimi në infrastrukturën e Inteligjencës Artificiale prej 500 miliardë dollarësh që do t’i bashkonte forcat e tre kompanive.
Altman tha se Stargate do të lejonte AGI, ose Inteligjencën e përgjithshme Artificiale, të ndërtohet në SHBA.
Por Musk mendoi ndryshe.
“Ata në fakt nuk kanë para”, shkroi ai në një postim X, si kundërpërgjigje ndaj një postimi të OpenAl që thoshte se kompania do të fillonte të shpërndante 100 miliardë dollarë menjëherë si pjesë e Stargate.
They don’t actually have the money
— Elon Musk (@elonmusk) January 22, 2025
Announcing The Stargate Project
The Stargate Project is a new company which intends to invest $500 billion over the next four years building new AI infrastructure for OpenAI in the United States. We will begin deploying $100 billion immediately. This infrastructure will secure…
— OpenAI (@OpenAI) January 21, 2025
“SoftBank ka shumë më pak se 10 miliardë të siguruara. Unë e di sigurt këtë”, shtoi Musk në një postim tjetër, pa dhënë prova për të mbështetur pretendimin e tij.
Kjo pasoi reagimin e CEO të OpenAl, Sam Altman, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
“Unë sinqerisht i respektoj arritjet tuaja dhe mendoj se ju jeni sipërmarrësi më frymëzues i kohës sonë”, shkroi Altman në përgjigje të postimit të Musk.
i genuinely respect your accomplishments and think you are the most inspiring entrepreneur of our time
— Sam Altman (@sama) January 22, 2025
Por, pak më shumë se një orë më vonë, Altman tha në një postim të veçantë se ai mendonte se Musk e kishte gabim për kapitalin financiar të Stargate.
Ai gjithashtu ftoi miliarderin të vizitojë faqen e parë të infrastrukturës së Stargate.
“Unë e kuptoj se ajo që është e mrekullueshme për vendin nuk është gjithmonë ajo që është më e mira për kompanitë tuaja, por në rolin tuaj të ri shpresoj se do ta vendosni Amerikën në vend të parë”, shkroi Altman.
Nuk vonoi shumë dhe CEO i Tesla ndau një postim nga Altman të dhjetorit 2021, në të cilin Altman falënderoi bashkëthemeluesin e LinkedIn, Reid Hoffman, duke thënë se ai ndihmoi në ndalimin e Trump nga rizgjedhja.
Very few people realize just how much @reidhoffman did and spent to stop Trump from getting re-elected–it seems reasonably likely to me that Trump would still be in office without his efforts. Thank you, Reid!
— Sam Altman (@sama) December 15, 2021
Bëhet e ditur se Altman ishte pjesë e inaugurimit të Trumpit më 20 janar dhe ka pasur një ton më pajtues për këtë administratë, duke deklaruar se ai ndryshoi mendim për presidentin pasi e pa më të kujdesshëm kohët e fundit.
“Unë nuk pajtohem me të për gjithçka, por mendoj se ai do të jetë i mrekullueshëm për vendin në shumë mënyra”, shkroi Altman në X.
watching @potus more carefully recently has really changed my perspective on him (i wish i had done more of my own thinking and definitely fell in the npc trap).
i’m not going to agree with him on everything, but i think he will be incredible for the country in many ways!
— Sam Altman (@sama) January 23, 2025
Ndryshe, njeriu më i pasur në botë i ka reaguar edhe një deklarate të CEO të Microsoft, Satya Nadella.
Nadella u pyet për vlerën e investimit në Stargate të mbështetur nga Donald Trump pas pretendimeve të Musk se nuk kishin para për projektin.
“Unë nuk jam në dijeni për detaje se çfarë po investojnë”, tha Nadella.
“Shiko, gjithçka që di është se jam mirë me 80 miliardë dollarët e mi”, shtoi ai.
Më 3 janar, Microsoft njoftoi se do të investonte rreth 80 miliardë dollarë në qendrat e të dhënave të aktivizuara me AI për të trajnuar modelet me AI – me mbi gjysmën e totalit të investimit në SHBA.
Pas deklaratës së Nadellas, Musk shkroi në X.
“Nga ana tjetër, Satya patjetër që i ka paratë”. /Telegrafi/
On the other hand, Satya definitely does have the money https://t.co/VGBObPG7fM
— Elon Musk (@elonmusk) January 23, 2025
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Paralajmërim për të gjithë përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Microsoft

DeepSeek ndan të dhënat e përdoruesit me pronarin e TikTok – ByteDance, thotë Koreja e Jugut

Lansimi i Grok 3, përdoruesit ndajnë përvojën e tyre me chatbotin ‘më të zgjuar’ të Elon Musk

Paralajmërim për të gjithë përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Microsoft

Një ditë më parë paralajmëroi “inteligjencën artificiale më të zgjuar në botë”, Elon Musk e mban premtimin – sot prezantohet Grok 3

xAI i Elon Musk lëshon në funksion modelin e tij më të fundit, Grok 3

Meta planifikon ndërtimin e kabllos më të gjatë nënujore të internetit, do të jetë 50,000 kilometra dhe do të lidhë kontinentet

Lansimi i Grok 3, përdoruesit ndajnë përvojën e tyre me chatbotin 'më të zgjuar' të Elon Musk

DeepSeek ndan të dhënat e përdoruesit me pronarin e TikTok - ByteDance, thotë Koreja e Jugut

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame